Bayern Munich me dy mungesa të rëndësishme ndaj Interit në Champions League

Sport

Bayern Munich në telashe përpëra përpara ndeshjeve që do të luajë ndaj Interit në fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Gjigantët bavarezë nuk do të kenë të gatshëm të paktën dy lojtarë titullarë, të cilët janë mjaft të dobishëm për skuadrën në fushën e lojës. I pari është Alphonso Davies, i cili u dëmtua gjatë angazhimit me përfaqësuesen kanadeze. Mbrojtësi i majtë ka lënduar rëndë ligamentin e gjurit, e si pasojë, do të jetë jashtë fushave të lojës për një periudhë 6 mujore.

Lojtari i dytë është Dayot Upamecano, i cili në disa analiza të kryera, ka rezultuar se ka problem në gjurin e majtë dhe si pasojë, parashikohet të mungojë rreth një muaj e gjysmë.

Më tej, në dyshim është gjithashtu edhe mungesa e një tjetër lojtar. Fjala është për portierin Manuel Neuer, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave ndaj Bayer Leverkusen. Nuk dihet me siguri nëse 38 vjeçari do të jetë në katërkëndësh ndaj Interit. Nëse nuk do të jetë, atëherë kjo është një tjetër arsye për t’u shqetësuar në radhët e skuadrës gjermane.

Çerekfinalja e parë mes Bayernit dhe Interit do të luhet në datën 8 Prill në Allianz Arena.