Bayern Munich i vendosur për Sadio Mane, tjetër ofertë në drejtim të Liverpool

Sport

Ka nisur të bëhet gjithmonë e më I besueshëm transferimi I Sadio Mane tek Bayern Munich. Ndonëse ka edhe një vit kontratë me Liverpool, senegalezi ia ka bërë të qartë klubit se dëshiron të largohet dhe të nisë një tjetër aventurë në karrierë.

Duke u bazuar në raportimin e mediave të huaja, bavarezët kanë arritur akordin paraprak me lojtarin, me këtë të fundit që ka pranuar të bashkohet me gjigantët gjermanë. Tanimë, e gjithë ccështja ka mbetur në gjetjen e akordit mes dy klubeve, Bayernit dhe Liverpool. Për të siguruar shërbimet e sulmuesit, gjermanët kanë rritur edhe tarifën. Nga rreth 30 mln euro që ofruan disa kohë më parë për Mane, tanimë bavarezët kanë gati 40 mln euro në drejtim të Liverpool, në tentativë për t’i bindur anglezët që t’I bëjnë rrugëdalje lojtarit.

Pas 6 sezoneve të kaluara në Anfield, Mane është në kërkim të një tjetër ambienti dhe këtë ia ka komunikuar klubit. Largimi I tij nga Anfield pritet të jetë ccështje kohe, duke marrë parasysh këtu faktin se nënkampionët e Premier League së fundmi kanë siguruar shërbimet e Darëin Nunez, për të cilin shpenzuan rreth 100 mln euro.

Nëse shitja e Mane mund të vonohet disi, kjo mund të ndodhë për arsyen e vetme, që Liverpool kërkon të përfitojë sa më tepër nga kartoni I senegalezit, duke dashur që të përmirësojë disi edhe aspektin ekomonik të klubit.