Bayern Munich duket të jetë shumë larg pritshmërive të fillimit të sezonit, me trajnerin Niko Kovac që është vënë në qendër të kritikave. Skuadra bavareze vazhdon të të jetë shënjestër e mediave sportive për shkak të rotacionit të munguar në skuadër. Shtyllat e ekipit mbeten Franck Ribery dhe Arjen Robben. Lojtarët janë absolutisht të vlerësuar nga të gjithë në Gjermani dhe mbarë Evropën, por mosha e tyre, përkatësisht 35 dhe 34 vjeç, bënë që të gjithë ta shohin të nevojshme nisjen e një cikli të ri tek Bayern. Me dështimet e ndeshjeve të fundit, edhe drejtuesit e skuadrës gjermane kanë filluar të binden për këtë fakt, ndaj kanë filluar lëvizjet për të realizuar transferimet e duhura.
Cengiz Under i Romës spekulohet se është vënë në shënjestrën e drejtuesve bavarezë, si pasardhësi potencial i Arjen Robben në skuadër. Futbollisti turk dhuroi një sezon mjaft të mirë vitin e kaluar, ndërkohë që vijon të tregojë formë të mirë edhe këtë vit. Kartoni i 21-vjeçarit llogaritet të kushtojë rreth 27 mililonë euro, por në Itali theksojnë se tek Roma do të kërkojnë një shumë akoma më të madhe për ta lënë Under të lirë. Këtë sezon, Under ka qenë pjesë mjaft e rëndëishme e formacionit të Di Francescos, ku në 8 ndeshje të zhvilluara prej turkut, ai ka realizuar 2 gola dhe shërbyër 4 asiste.