Bayern Munich dominon ndaj Bayer Leverkusen në raundin e parë të 1/8-ave në UEFA Champions League. Në Allianz Arena, atje ku do të luhet edhe finalja e madhe e këtij sezoni, bavarezët triuimfuan me rezultatin e pastër 3-0, duke dominuar nga fillimi, e deri në fund. Një dygolësh i Harry Kane dhe një finalizim nga Jamal Musiala, ishin autorët e golave të ndeshjes. Sa i takon lojtarit Kane, sulmuesi tani është përfshirë në 47 gola në Champions League, 37 finalizime dhe 10 asistime, duke barazuar në këtë mënyrë Ëayne Rooney. Nga lojtarët anglezë, vetëm David Beckham ka bërë më mirë në histori, me një total prej 52 golash e asistesh së bashku. Megjithatë, me këto ritme, duket thjesht çështje kohe që Kane të vendosë rekordin e tij personal.
Për t’u kthyer tek Bayerni, pas kësaj fitoreje të marrë, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, duket me një këmbë në çerekfinale të Champions League, ndonëse çdo gjë do të vendoset në shtëpinë e Leverkusenit.
Një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit ka bërë edhe Barcelona, që në transfertën e Estadio Da Luz, mposhti Benficën, me rezultatin 1-0. Katalanasit, ndonëse mbetën me 10 lojtarë që në pjesën e parë, sërish, ia dolën të gjenin suksesin, falë golit të Raphinhas dhe pritjeve të portierit Szczesny. Megjithëse në futboll gjithçka mund të ndodhë, skuadra spanjollet parashikohet që ta ketë më të lehtë duelin e kthimit, teksa do të luajë në shtëpi. Qoftë Bayerni, apo edhe Barcelona, ndeshjet e kthimit, do t’i luajnë të Martën e ardhshme të 11 Marsit.