Bayern Munich dhe Chelsea mund të bëjnë merkato mes tyre

Sport

Teksa merkatoja e Janarit po shkon drejt gjysmës, Bayern Munich synon transferimin e një prej lotjarëve më të rëndësishëm të Chelsea. Fjala është për Christopher Nkunku. Ky i fundit, mesa duket, nuk është shumë i lumtur me aventurën që po kalon në Londër dhe mesa duket, e ka njoftuar agjentin e tij, të aktivizojë levat e merkatos. Mediat e huaja, raportojnë se pas 27 vjeçarit ka nisur të interesohet pikërisht Bayern Munich. Madje, përcillet në të njëjtën kohë se palët kanë përparuar në bisedime. Kjo lëvizje, mund të konsiderohet si rruge në qiell të hapur, për faktin se është duke ndodhur në mes të sezonit, e gjithashtu për faktin tjetër se Nkunku, është i lidhur në kontratë me Chelsean, deri në vitin 2029. Në një situatë si kjo, Blutë e Londrës, nuk mund të dalin dot kundër dëshirës së lojtarit të tyre, por synojnë që edhe ata, të marrin diçka nga klubi gjerman. Siç bëhet me dije, Chelsea, kërkon nga Bayerni sulmuesin Mathys Tel, i cili është një francez gjithashtu. Djaloshi 19 vjeçar, është i lidhur me bavarezët deri në 2029-tën dhe në deklaratat e tij ka thënë se synon të jetë i suksesshëm në Allianz Arena. Në të njëjtën linjë mendimi kanë qëndruar edhe drejtuesit e Bayernit. Megjithatë, situatat e merkatos mund të ndryshojnë shpejt, prandaj përgjatë merkatos së Janarit, Nkunku mund të bashkohet me Bayernin, ndërsa Tel të shkojë tek Chelsea.