Bayer Leverkusen nuk njeh rivalë këtë sezon në Gjermani. Madje, aspirinat nuk duan t’ia dinë as për Bayern Munich. Në javën e 21, skuadra e Xabi Alonsos ka fituar ndeshjen direkte me rivalët bavarezë, me rezultatin 3-0 në shtëpi, duke u ngjitur në këtë mënyrë në kuotën e 55 pikëve, 5 më tepër sesa Bayerni.
Leverkuseni është skudra e vetme në 5 ligat kryersore të Europës që nuk ka pësuar asnjë humbje këtë edicion, teksa është e pamposhtur në 31 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, me 27 fitore dhe 4 barazime.
Skuadra gjermane, që mban rekordin me më tepër ndeshje pa humbje, është pikërisht Bayren Munich, me 32 takime të njëpasnjëshme, e kjo ndodhi përgjatë vitit 2019 dhe 2020, kur bavarezët drejtoheshin nga Hansi Flick.
Thënë këtë, Leverkuseni është shumë pranë vendosjes së një rekordi të ri në Gjermani.
Teksa Xabi Alonso dhe skuadra e tij po përjetojnë një ëndërr dhe janë në rrugën e mbarë për t’I dhënë fund dominimit 11 vjeçar të Bayernit në Bundesligë, nga ana tjetër, humbja në Bay Arena ka shkaktuar jo pak polemika në radhët e klubit bavarez. Pakënaqësia është shpërndarë në ajfër, teksa të gjithë, përfshirë këtu trajner, lojtarë, apo edhe drejtues, kërkojnë që angazhimi në fushë të jetë më I madh.
Nuk ka dyshim, që nëse nuk fiton titullin kampion këtë sezon, Thomas Tuchel do ta ketë mëse të vështirë për të vazhduar detyrën si trajner I Bayernit për edicionin që vjen. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në vijimësi, sepse deri në fund të garës, kanë mbetur edhe 13 javë të tjera për t’u luajtur.