BAYERN, KIMMICH VLERESON ECURINE SI JO TE RASTESISHME

Sport

Joshua Kimmich është mësuar të përjetojë gjithçka te Bayern Munich – periudhat e arta, momentet e vështira dhe ato të zakonshmet. Por mesfushori gjerman e di mirë se rrallëherë ka qenë kaq mirë sa tani në kohën e tij me bavarezët. Ai e përshkroi saktë situatën: suksesi i Bayern Munich nuk po vjen nga një kalendar i lehtë, por nga një lojë shkatërruese që i lodh kundërshtarët me një sulm të pakontrollueshëm, i udhëhequr nga Harry Kane – i cili aktualisht mund të konsiderohet si lojtari më i mirë në planet. Megjithatë, këtë fundjavë vjen një tjetër sfidë e rëndësishme: ndeshja në Bundesligë ndaj Eintracht Frankfurt. Ndërkohë, gjatë javës Bayern udhëtoi në Qipro për t’u përballur me Pafos në Ligën e Kampionëve – dhe ndeshja përfundoi ashtu siç pritej. Bavarezët dominuan nga fillimi deri në fund, me një tjetër paraqitje mbresëlënëse nga reparti sulmues dhe jo vetëm. Dhe sërish Harry Kane shënoi dygolëshin e rradhës.