Në merkaton e janarit, Bayern Munich shfaqi interes për të transferuar Leroy Sane nga Manchester City, mirëpo anësori vuan një dënim që në fillimin e këtij sezoni, dhe ende nuk është rikthyer në fushën e lojës. Kjo bëri që bavarezët të mos nxitoheshin shumë për të marrë shërbimet e tij. Mirëpo së fundmi, një tjetër sulmues që është kthyer në qendër të klubeve të mëdha eurpiane është edhe Timo Ëerner, që prej sezonesh është pjesë e Leipzig. Performancat e tij mjaft pozitive si në kampionat, por edhe në Champions League, ka bërë që Bayern tashmë të fokusohet tek 23 vjeçari, duke e parë si kandidatin kryesor për të sjellë në shtëpi në merkaton e verës. Në këto kushte, Sane kalon në planin e dytë. Aq më tepër, që drejtuesit e Bayern, nuk i besojnë shumë edhe gjendjes fizike të anësorit të Cityt. Në krahun tjetër, për Ëerner, interes të madh ka shfaqur edhe Liverpool, pasi lojtari ka një admirim për Jurgen Klopp, duke e konsideruar atë si trajnerin më të mirë në botë. Duket se së shpejti, jashtë fushës së lojës, do të kemi një përballje mes Bayern dhe Liverpool për Timo Ëerner, ndërsa të shohim se kush prej tyre do e fitojë këtë duel.