Vicent Kompany (trajner i Bayern):
“Për shkak të dëmtimeve, situata është e vështirë. Por nuk kemi çfarë të bëjmë… Jemi në Champions League dhe duhet të shikojmë përpara, jo prapa. Nuk dua të ndryshoj idenë dhe synimet e mia, vetëm sepse kemi dëmtime. Mendimet e mia kanë të bëjnë vetëm me atë që mund të ndodhë, nëse ne luajmë sa më mirë. Unë kam besim të plotë tek lojtarët, që kam në dispozicion dhe nuk do të devijojmë nga synimet tona fillestare.
Lojtarët që janë gati, besoj se do të japin më të mirën në fushë. Ata që do të luajnë janë stërvitur gjithmonë me intensitet maksimal dhe do të japin kontributin e tyre. E theksoj se kam besim të plotë tek këta lojtarë. Nuk dua të ankohem dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj qëllimet apo strategjitë. Kushdo që luan është 100% gati dhe kjo do të thotë se ka besimin tim.
Interi është një ekip që ka gjithmonë momentet e veta, është gjithmonë i rrezikshëm, jo vetëm në kundër-sulme. Ata janë gjithashtu të mirë në ndertimet e aksioneve dhe goditje standarte. Janë skuadër që shënojnë shumë gola, sepse kanë lojtarë të mirë. Por edhe ne e bëjmë shumë mirë fazën sulmuese dhe shënojmë shumë gola. Do na duhet të japim maksimumin për dy ndeshje nga 90 minuta e ndoshta edhe më shumë. Nëse mund ta bëjmë këtë, atëherë mund të mposhtim cilindo!
Thyerja e mbrojtjes se Interit nuk është e lehtë. Skuadrat, normalisht nuk shënojnë shumë gola as kundër Leverkusenit, por ne e bëmë… Prandaj duhet të kemi besim. Nuk ka të bëjë me lojën, por me momentet. Mund të jetë një periudhë e caktuar e lojës, në favorin tonë. Ne thjesht duhet të jemi aty, për ato momente. Mund të flasim për gjëra që Interi i bën mirë taktikisht, por ka edhe karakter, zemër dhe emocione. Janë të gjitha këto që duhet t’i kemi parasysh!”.
Konrad Laimer, mesfushori i Bayernit:
“Do përballemi me një kundërshtar cilësor. Këto sfida do të thoja se janë arsyeja që ne luajmë futboll. Janë vërtet argëtuese. Do të jetë shumë e vështirë në të dyja ndeshjet. Ne e dimë se ata janë ndoshta një nga kundërshtarët më të mire, me të cilët jemi përballur deri më tani. Si italianë që janë mund të mbrojnë shumë mirë. Por ne gjithashtu e dimë se mund t’u bëjmë keq. Objektivi yne i madh është finalja, që luhet në Mynih. Jemi katër ndeshje larg… Gjithmonë flitet rreth kësaj. Por ne, në fakt, dëshirojmë të shkojmë në finale çdo vit. Kemi dy ndeshje të vështira tani, dhe pastaj do të shohim përpara. Ka mjaft punë për të bërë. Ka shumë energji pozitive tek ne. Një fitore 3-0 si herën e kaluar kundër Leverkusenit, i bën gjërat më të lehta për kthimin. Por ne gjithashtu do të qëndrojmë të qetë, në rast të cfarëdo rezultati. Dëmtimet? Nuk po kërkojmë justifikime. Duhet të bashkohemi dhe të kompensojmë gjërat së bashku. Kemi ende cilësi të mjaftueshme për të fituar, edhe në këtë situatë”.
Simone Inzaghi (trajner i Inter):
“Bayerni është një skuadër me përvojë të madhe në këto nivele të futbollit evropian. Vërtet kanë mungesa, por edhe ne kemi jo pak. Ata ushtrojnë presion të madh, janë të fortë dhe prej vitesh arrijnë larg në këtë kompeticion. Keshtu që bashkë me Real Madrid, them se Bayern është favorit kryesor për trofeun. Megjithatë, ne kemi ardhur këtu për ta bërë një ndeshje të madhe. Do te jete nje sfidë që mezi presim ta luajmë, në një stadium gjigant me tifozeri të zjarrte. Por si zakonisht, jemi gati të japim më të mirën tonë!
E dime se do të përballemi me intensitetin e lartë të një skuadre si Bayern. Ky eshtë një tipar për cilën dallohen bavarezët. Sa herë që i kam përballuar, i kam gjetur shumë intensive në lojën e tyre. Do të jetë një ndeshje që duhet përballuar me energji dhe vendosmëri, nga të gjithë së bashku. Çdokush do të ketë rolin e vet. Mendoj se e kemi merituar të ishim në çerekfinale. Ne duhet t’i qasemi kësaj perballjeje si ekip dhe të përpiqemi të marrim një rezultat sa më pozitiv, në një stadium të vështirë për të luajtur”.
Hakan Çalhanoglu dhe Alessandro Bastoni janë stërvitur me grupin dhe do të vlerësohen para ndeshjes nëse do të zbresin në fushë. Ndërsa Federico Dimarco ka punuar veçmas. Lautaro Martinez ishte parashikuar të luante vetëm pjesën e parë kundër Parmas, por qëndroi në fushë për 70 minuta. Ai ndihet mirë dhe mendoj se do të luajë sonte sërish nga fillimi. Na është rikthyer Barela nga pezullimi, por kemi humbur Asllanin, teksa Correa nuk është në listën e UEFA-s. Janë edhe mungesat e zakonshme per shkak te dëmtimeve, si Zielinski, Dumfries dhe Taremi.
Mungesa e Musialas? Po flasim për një talent të madh, një nga më të mirët përreth: ai është një mungesë e madhe për Bayernin, por kur sheh se und të luajnë Gnabry dhe Muller në vend të tij, e kupton sa të mirë janë ata”.
Yann Sommer, portieri i Interit:
“Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne do të duhet të kemi shumë kurajo për ta përballuar me sukses. Bayerni bën presion lart dhe në mënyrë agresive. Ata janë vërtet të forte. Prandaj ne duhet të bëjmë të ndihet prania jonë dhe ta luajmë topin me guxim. Di të them se kemi ardhur këtu për të fituar.
Jonas Urbig? Ai është një portier i mirë. Nuk e kam parë shumë, por më ka bërë përshtypje cilësia e tij me topin në këmbë. Nuk besoj se ai ka nevojë për këshillën time. I uroj gjithë të mirat dhe mezi pres të përballem me të.
Kam kaluar gjashtë muaj duke luajtur te Bayerni në vitin 2023… Ishte një periudhë e mrekullueshme, ku patëm shumë sukses dhe madje fituam Bundesligën në atë vit. Në fund të sezonit pati ndryshime dhe ishte një kohë intensive. Do të donim të kishim fituar më shumë. U ndjeva shumë mirë këtu në Bayern me familjen time. Mezi pres të shoh sërish shoket e mi të vjetër të skuadrës”.