Bayern do blejë përfundimisht James, por lojtari nuk është ende i bindur

Sport

james bayern

James Rodriguez është pjesë e Bayern Munchen prej dy sezonesh, por ai vazhdon të luajë tek bavarezët si një lojtar i huazuar. Për të marrë plotësisht kartonin e kolumbianit, kampionët e Gjermanisë duhet të paguajnë shumën prej 42 milionë eurosh tek Real Madrid. Drejtuesit e Bayern në fakt po punojnë për ta mbyllur këtë gjë brenda viti kalendarik 2018. Madje janë organizuar edhe takimet me lojtarin dhe agjentin e tij, Jorge Mendes.  James duket i lumtur tek skuadra gjermane. Në 5 ndeshjet e para të Bundesligas ka shënuar 2 gola dhe gëzon simpatinë e tifozëve. Por gjithësesi kolumbiani ende mbetet i dyzuar rreth të ardhmes së tij.

nintchdbpict000395957015

Të paktën kështu thonë burimë pranë tij, që zbulojnë se James kërkon të provojë sërish të arrijë suksese me fanellën e Real Madrid. Takimet me drejtuesit e Bayern dhe agjentin Mendes pritet të jenë vendimtare. Por James kërkon të paktën fundit e sezonit futbollistik për të marrë një vendim e për të shprehur edhe ai dëshirën e tij se ku dëshiron të luajë. Ndikim këtu mund të ketë edhe trajneri i ‘los blancos’, Julen Lopetegui, që kohë më parë deklaronte se e pëlqente stilin e lojës së James Rodriguez dhe se do dëshironte që një ditë ta kishte kolumbianin në radhët e skuadrës së tij.