Bayern, Coman operohet në kavilje, praktikisht mbyll sezonin

Sport

vdgfdh
Ylli i Bayernit të Munich-ut Kingsley Coman rrezikon tashmë të mos luajë jo vetëm në Champions League kundër Besiktasit, por as në Kupën e Botës. Ndeshja e barazuar 0-0 me Herthan e Berlinit, ku 21-vjeçari u lëndua, konsiderohet të jetë e fundit për këtë sezon. Në atë sfidë bavarezët prishën një seri prej 14 fitoresh radhazi dhe lëndimi i Comanit u ndje shumë. Sipas gazetës L’Equipe, sulmuesi do të mungojë për të paktën 2 muaj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në kavilje dhe faza e riaftësimit mund të diktojë prezencën ose jo të tij në Kupën e Botës. Trajneri i Bayernit Jupp Heynckess qe shprehur se fatmirësisht për Comanin lëndimi nuk kishte dëmtuar ligamentet dhe se i uronte atij shërim sa më të shpejtë. Ndaj Herthas Coman hyri si zëvendësues i Ribery-së në minutën e 68-të, por u lëndua fillë dhe nuk mundi të linte fushën pasi Bayerni i kishte kryer të trija zëvendësimet. Përfundimisht 21-vjecari nuk do të luajë kundër Besiktasit në ndeshjen e kthimit. Në Gjermani patën raportuar me shpresa se nëse gjithcka shkon mirë, ai mund të kthehet për gjysmë-finalet. Por jo çdo gjë është e sigurt. Te Bayerni, Coman qe kthyer në një lojtar titullar vetëm këtë vit duke kontribuuar me 7 gola dhe 8 asiste në 32 ndeshej të luajtura. Edhe me Lacazette të lënduar që prej 12 shkurtit, trajneri Deschamps duhet të mendojë qartësisht alternativa për sa i përket sulmuesve që do të marrë në Rusi, këtu shanset mund të shtohen për Karim Benzemanë, që mbetet i pa-grumbulluar që prej vitit 2016-të.