Bayer Leverkusen e ka mbyllur sezonin në Bundesligë në mënyrë spektakolare dhe tashmë mbetet përgjithmonë në librat e historisë së futbollit. Këtë edicion aspirinat fituan titullin e parë të historisë së klubit, duke shfronësuar dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich.
Megjithatë, kjo nuk ishte mjaftueshëm, sepse ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso do të shkonte dhe do të thyente një tjetër record. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Bundesligë që një ekip ta mbyllte sezonin pa asnjë humbje. E bëri Leverkuseni, që tashmë klasifikohet si një nga 3 skuadrat e vetme të 5 ligave kryesore të Europës me një statistikë të tillë, bashkë me Juventusiin se sezonit 2011/12 dhe Arsenalin e edicionin 2003/04.
Sakaq, Bayer Leverkusen ka një tjetër record aktiv, pasi është skuadra me serinë më jetëgjatë të ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet në 5 ligat kryesore të Europës, por edhe më gjerë se kaq. Kampionët e Gjermanisë tashmë kanë shkuar plot 51 ndeshje që nuk dinë se ç’do të thotë fjala humbje.