BAYER LEVERKUSEN – BAYERN MUNICH, TS1 HD, 21.00

Sport

Xabi Alonso (trajner i Leverkusen):

“Hapi i parë është të besojmë! Si ne ashtu edhe tifozët duhet ta bëjmë këtë. Duhet të luajmë me zemër dhe pasion të madh, sigurisht me gjakftohtësi, dhe të japim gjithçka deri në fund. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe gjithçka për të fituar. Ne kemi e bërë një herë të pamundurën… Kujtojmë se u bëmë kampionë të pamposhtur të Gjermanisë gjatë sezonit të kaluar. Të gjithë e mbajnë mend, apo jo…

Mendoj se ajo sipërmarrje nuk është më e vogël se një përmbysje e mundshme në takimin kundër Bajernit. Prandaj besoj se në një ndeshje, gjithçka është e mundur. Bochum tregoi në fundjavë, se ata ishin 0-2 dhe fituan 3-2 kundër Bayern Munich. Pra, kur topi rrotullohet, gjithçka mund të ndodhë.

Na duhet të shënojmë një gol të hershëm e më pas të shikojmë se si do të rrjedhin ngjarjet. Do të thoja se jemi në pozitat ku nuk kemi asgjë për të humbur. Vetëm Bajerni ka diçka për të humbur pasi 100% të tifozëve të vet besojnë se janë të kualifikuar tashmë.

Florian Wirtz pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë dhe më vjen shumë keq. Ai ishte në formë të mirë.  Tani është koha të tregojmë se jemi një ekip i kompletuar dhe se mund të fitojmë edhe pa të”.

 

Jonatan Tah (mbrojtes i Leverkusen):

“Për sa i përket energjisë, qasjes dhe mentalitetit, ne dolëm mirë në ndeshjen e fundit në shtëpi që patëm me Bajernin. Qëllimi ynë është të mbështetemi aty edhe sonte. Sigurisht që nuk është bukur të humbasësh, por gjithashtu na shtyn dhe na motivon. Ky moment është disi zhgënjyes, por në një moment tjetër duhet të jesh në gjendje ta konvertosh atë energji negative në energji pozitive dhe intensitet në fushë. Ndjej se skuadra do të jetë gati. Ne mund të krijojmë diçka vërtet të veçantë, mund të jetë një sfidë që hyn në histori. Mundësia është, siç e ka thënë trajneri tashmë disa herë. Duhet të përpiqemi të shfrytëzojmë shansin. Ne e dimë se sa e madhe është sfida, por e pranojmë me kënaqësi dhe do të japim gjithçka!”.

 

 

Vincent Kompany, trajner i Bayernit:

“Kur je teknik i Bajernit, është pak më e lehtë të përgatisësh sfida të tilla në aspektin psikologjik. Këtu, gjithmonë dëshiron të fitosh, është mentaliteti i këtij klubi. Edhe sonte, në Leverkusen, duam të marrim rezultatin që na shkon përshtat. Kur luajmë një ndeeshje, ne i futemi asaj me përparësinë kryesore të dëshirës për ta fituar atë.

Në fakt, si trajner, ti mëson shpejt se nuk mund ta dish kurrë 100% të ardhmen dhe atë që mund të ndodhë… Prandaj, ne duhet të përgatitemi për atë që mund të përgatitemi. Gjithcka në sfidën e sotme ka të bëjë me duelet që duam të fitojmë, golat që duam të shënojmë. Në fund të ditës, cilësia e lojtarëve do të vendosë gjërat. Ne gjithashtu, me mënyrën sesi do të luajmë të gjithë si skuadër, do të kemi një ndikim të madh në lojë.  Nëse një ekip si Leverkusen do të na detyrojë të kthehemi për t’u mbrojtur, atëherë do të duhet ta bëjmë dicka të tillë.

Olise? Ai ka një përzierje fantastike cilësish. Ai është shumë i rrezikshëm edhe jashtë zonës… Gjithashtu zotëron cilësitë për të luajtur në qendër. Është gjithmonë synimi ynë që të vazhdojmë atë që na ka çuar deri në këtë pikë, kështu që do të duam ta bëjmë edhe sonte. Shpresojmë që kjo përballje të mos jetë monotone, por që të ndodhin shumë gjëra dhe sfida të jetë emocionuese”.

 

Leon Goretzka, mesfushori i Bayernit:

“Është padyshim një avantazh që ne po vijmë këtu me një epërsi 3-0 nga ndeshja e parë. Është përballja jonë e pestë kundër Leverkusen këtë sezon. Dhe të gjitha ishin ndeshje shumë të vështira. Pavarësisht nga sfida e parë, ne duam të fitojmë dhe të japim një llogari të mirë për veten.

Jonas Urbig? Ai duket i mirë në tërësi. Nuk e kam hasur shumë në palestër, por kjo është për shkak se nuk kam qenë shumë atje. Por di të them se ai duket të jetë shumë i qetë në mënyrën se si luan dhe ka lënë një përshtypje të mirë. Ai e ka trajtuar mirë një situatë të vështirë në të cilën u gjend në ndeshjen e parë. Ne i besojmë atij dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë.”