Bashkëshortja e Icardit sapo ndezi akoma më tepër fansat e Juventusit!

Sport

wanda icardi
Sezoni i ri televiziv ka nisur edhe në televizionet italiane dhe një ndër spektaklet më të ndjekur sportivë atje, “TIKI TAKA” mezi është pritur nga ndjekësit. Ndër të tjerë, analiste në këtë program është edhe bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara. Sigurisht që në puntatën e parë nuk mund të mungonin pyetjet dhe batutat në lidhje me Icardin, sepse kohët e fundit është folur shumë nëse ka pasur një kontakt me Juventusin. Ajo nuk e ka anashkaluar pyetjen dhe është përgjigjur ashtu siç vetëm Wanda di:

wanda

 

“Kontakti i vetëm që Mauro ka pasur me me Juventusin, janë 7 golat që i shënoi në Serinë A. Të gjithë tashmë i dinë dëshirat e tij dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Ai është i përqëndruar tek Interi por gjithsesi gjithë interesimi i skuadrave të tjera na bën shumë krenarë. Unë shpresoj që ai të shënojë më shumë se Cristiano edhe pse Icardi është nga ata persona që nuk e vret shumë mendjen edhe nëse nuk shënon.”- përfundoi Wanda. E ngacmuar sërish më tej, menaxherja e kapitenit të Inter-it jo në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka pranuar se nga Juventus e kanë telefonuar, por ka lënë të kuptojë se Icardi ka zgjedhur sërish Inter-in. Icardi sezonin e kaluar shënoi 28 gola, aq sa edhe Ciro Immobile por duket se konkurencën këtë vit do ta ketë me CR7, sepse në këto momente asnjëri nga lojtarët nuk kanë shënuar.