Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita kanë qenë të ftuar së fundmi në një event dhe përpos faktit se duken kaq bukur, sytë mbeten te fustani i bukuroshes brune.Fustani i shkurtër i mëndafshtë me mëngë të gjata, me fruda e që lidhet te pjesa e qafës me kombinim ngjyrash e printesh gjeometrike është i markës Louis Vuitton.
Leonita ka zgjedhur ta kombinoj me një palë sandale ngjyrë argjendi me rripa të së njëjtës markë.Por ky kombinim, edhe sipas faqes whattheywearin në Instagram- i ka kushtuar bashkëshortes së futbollistit shqiptar plot 5720 euro pasi vetëm fustani i koleksionit Vjeshtë/Dimër 2018 ka një çmim marramendës prej 4900 eurosh, ndërsa sandalet kushtojnë 820 euro.