Edhe Luzerna e ka zyrtarizuar me një komunikatë në faqen e klubit: Migjen Basha është lojtari më i ri i klubit zviceran, ku luan edhe Jahmir Hyka. Ndërkohë që ka dhënë edhe fjalët e para, duke shpjeguar përse e bëri këtë zgjedhje. Por gjithashtu edhe për Kombëtaren kuqezi.
“Nuk ishte e lehtë të lija Italinë, por kIsha nevojë për një sfidë të re. Pata kontakte edhe në Turqi, por situata po zgjatej pak si tepër. Kur erdhi oferta e Luzernit nuk e mendova dy herë. Do të luaj në
një klub, që e ka nisur kampionatin prej 5 javësh, prandaj më duhet të gjej hapin e shokëve. Gjithsesi, gjatë kësaj kohe nuk qëndrova duarkryq, por kam punuar me disa përgatitës atletikë.
Basha ka treguar edhe bisedën që ka pasur me teknikun De Biasi, të cilit i komunikoi zgjedhjen e bërë: “Misteri më tha se është e rëndësishme që të gjeja një skudër sa më shpejt, sepse pa dyshim që nuk mund të grumbullojë ata që janë prapa me stërvitjen. Kombëtaren nuk dua ta humbas për asnjë gjë në botë. Shpresoj të kthehem sa më shpejt”. Nëntë vjet e gjysmë më vonë, çfarë pret tani nga futbolli zviceran: “Kur u largova atëherë, luaja në divizionin e dytë. Prandaj ky te Luzerna do të jetë kampionati im i parë në kategorinë më të lartë të Zvicrës. Do të jetë sigurisht një sfidë e re, një kampionat i ri që do të më duhet ta zbuloj”, ka përfunduar Basha.