Bazel, që kishte në përbërje 6 lojtarë me prejardhje shqiptare mes formacionit titullar dhe pankinës, të martën iu afrua së tepërmi një rezultati pozitiv në sfidën e parë të turit të dytë të Champions League. Kundër holandezëve të PSV Eindhoven, nënkampionët e Zvicrës udhëhiqnin deri në minutën e 89-të, por shpërdoruan gjithcka brenda pak çasteve në limitet e ndeshjes.
Basel, ku Xhaka dhe Ajeti ishin titullarë dhe Ademi u aktivizua si zëvendësues, fillimisht e gjeti veten në disavantazh pas golit të Bruma, mirëpo arriti të vendosin ekuilibrin në shtesën e pjesës së parë, përmes sulmuesit shqiptar, i cili ka zgjedhur të luajë për Zvicrën, Albian Ajeti. Ndërkohë që u desh të vinte minuta e 79-të që zviceranët të gjenin avantazhin falë golit të Alderte. Mirëpo në fundin e sfidës, nuk ia doli që të mbrohej siç duhej. Një minutë nga mbarimi i kohës së rregullt, Lamers barazoi shifrat për vendasit, ndërsa në minutën e tretë të shtesës, ishte Malen që u dha holandezëve fitoren me shifrat 3-2 në këtë përballje të parë, duke i garantuar pak qetësi për ndeshjen e kthimit në Zvicër. Pas një jave, Xhaka me shokë duhet të fitojnë minimui me një gol avantazh por pa pësuar më shumë se dy, në mënyrë që të avancojnë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.