Barcelona, Xavi Hernandez gati të marrë drejtimin e skuadrës

Sport

Futbollli për momentin është i pezulluar për shkak të Coronavirus, dhe ende nuk është marrë një vendim si do të vijojë gara në të gjitha ligat. Në “skenë” është rikthyer Xavi Hernandez, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat, duke shprehur dëshirën e tij për të drejtuar Barcelonën. “E kam shumë të qartë se dua të rikthehem tek Barcelona. Jam tepër i emocionuar. Ndoshta, vite më parë nuk e mendoja diçka të tillë, por tani e shoh veten të drejtoj këtë skuadër dhe mendoj se mund të jap diçka tek futbollistët. Dua që të nis një project nga zero, ku kryesorja është që idetë vendimtare të jenë të miat”, ka mbyllur ish-mesfushori. Kujtojmë që pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, Xavi ishte një ndër kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës. Mirëpo ish-mesfushori nuk e ka pranuar diçka të tillë, të paktën në këtë fazë të sezonit, ndërsa me këtë deklaratë të dhënë, ndoshta së shpejti e sheh veten në krye të pankinës katalanase, klub me të cilin kaloi thuajse gjithë karrierën e tij si futbollist dhe fitoi shumë trofe.