tanë. Shpresojmë t’i përballojmë si duhet dhe të bëhemi më shumë një ekip. Vetëm nëse e bëjmë këtë, loja do të jetë e hapur. Me Barçën është një ndeshje thelbësore sepse Liga e Kampionëve mbetet një nga objektivat tona kryesore dhe ne duhet të gjejmë entuziazëm dhe siguri për të dalë mirë edhe në kampionat.
Unë e shoh si një ndeshje boksi, që do të vendoset në raundin e dytë…. Dhe ne jemi gati, i kemi bashkuar idetë tona. Nuk kemi punuar shumë në fushë, por djemtë duan të bëjnë mirë. Faza e mbrojtjes nuk mund të bëhet aq imagjinative sa ajo sulmuese. Po pësojmë gola, është e vërtetë. Por kam besim, i kemi kufizuar mundësitë kundërshtarëve dhe ky është një hap i hedhur përpara. Xavi? E falënderoj sepse ai shpenzoi fjalë të rëndësishme ndaj nesh. Ai është një trajner i madh dhe ka një ekip të madh në dispozicion.
Udhëtimi ishte i lodhshëm, por kam besim tek ajo që do të japim në fushën e blertë. Djemtë e dinë se ku kemi gabuar dhe duan të përmirësohen. Shpresojmë të bëjmë sa më mirë kur të zbresim në fushën e blertë. Natyrisht që kemi bërë hapa përpara, por kemi ende shumë punë për të bërë, në mënyrë që të mbërrijmë aty ku duam. Kemi mundësi të mëdha përmirësimi, individualisht, por mbi të gjitha si skuadër.
Më pëlqejnë shumë lojtarët e Barcelonës, por jam i lumtur që stërvis ekipin tim. Yamal? Ai ka cilësitë për t’u bërë ndër të parët në botë pa dyshim. Ai është shumë i ri, por që tani ngjan si një veteran. Sigurisht që nëse nuk humbet gjatë rrugës, ai ka cilësitë për t’u bërë një lojtar i klasit të lartë. Ne ndaj TOrinos Kemi pasur një ndeshje të shkëlqyer, është e qartë se Kvara bëri një paraqitje të shkëlqyer. E vetmja gjë që mungoi ishte fitorja”.
Mateo Pplitano (lojtar i Napoli):
“Po i drejtohemi shumë mirë kësaj ndeshjeje, edhe nëse nuk vijmë nga një rezultat pozitiv të premten në kampionat. Por shoh se kemi përqendrim dhe entuziazëm të madh. E dimë që është një ndeshje thelbësore dhe prandaj besojmë se mund t’ia dalim. Pra, jemi gati te dalim ne fushe për të përballuar Barcelonën. A do të jetë nbjë tjetër Napoli? Me siguri që fusha do ta thotë këtë dhe fusha nuk gabon kurrë. Në periudhen e fundit me ardhjen e trajnerit të ri kemi filluar të bëjmë perseri futbollin tonë. Edhe gjendja fizike është përmirësuar, por mbi të gjitha gjendja jonë mendore. Kemi gjetur sërish besimin te vetja dhe kjo është thelbësore. Jam dakord me faktin se është një ndeshje 50 me 50. Asnjëri prej nesh nuk ka avantazhin e rezultatit, duhet të futemi në fushë dhe ta luajmë ndeshjen në maksimum. Nuk duhet të mendojmë për mungesat e Barcelonës por për veten tonë dhe për përgatitjen e ndeshjes në mënyrën më të mirë. Ata kanë shumë lojtarë të fortë dhe shumë të rinj. Ne mendojmë për veten tonë. Natyrisht që jemi në një moment pozitiv, veçanërisht Kvara dhe Osi po shënojnë gola vazhdimisht, por edhe pjesa tjetër e ekipit po bën mirë. Pësojmë më pak se më parë dhe arrijnë të manovrojnë më shpejt, duke e çuar topin te sulmuesit”.