Barcelona vs Benfica, TS2 HD, 18:45

Sport

Hansi Flick, trajneri i Barcelonës:

“Ne duhet të përqendrohemi 100% në ndeshjen e sotme dhe të mos mendojmë aspak për rezultatin e takimit të parë. Askush të mos mendojë se jemi të kualifikuar dhe kemi mbërritur në çerekfinale. Për ta bërë një gjë të tillë, duhet të fitojmë sot.

Ndaj Benficas duhet të bëjmë pressing të lartë, e gjithashtu të mbrojmë edhe mirë. Në Lisbonë pamë që ata janë mjaft të mirë nëpërmjet kundërsulmit, prandaj duhet të bëjmë kujdes. Këto ditë kemi folur për aspektet pozitive dhe negative të ndeshjes së parë dhe në anën tonë, të gjithë e dinë mirë se asgjë nuk ka përfunduar. Benfica e ka të qartë se çfarë duhe të bëjë sot, por ne e dimë gjithashtu edhe planin tonë të lojës. Padyshim që nuk do të jetë e lehtë për të fituar sot, kështu që është e nevojshme të ruajmë përqendrimin dhe të qasemi në lojë sipas mënyrës së duhur.

Këto ditë kemi punuar mirë. E dimë se ky është një moment i rëndësishëm për klubin dhe duam të paraqitemi pozitivisht.

Jemi në formë optimale. Lojtarët po sillen në mënyrë fantastike. Kemi besim se mund të bëjmë gjëra të mira këtë edicion. Por, që kjo të realizohet, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, përfshirë këtu edhe ndeshjen e sotme. Megjithatë, e dimë gjithashtu se ne mund të bëjmë më mirë se kaq, kështu që kemi një punë të gjatë përpara.

Raphinha? Ai gjithmonë e ndihmon skuadrën me energji dhe gola. Po flasim për një futbollist, i cili ka gjithçka që i nevojitet një lojtari.

 

Bruno Lage, trajneri i Benficës:

“Presim të jetë e njëjta ndeshje, sikurse dy të fundit që kemi luajtur ndaj Barcelonës. Ndoshta mund të ketë një, apo dy strategji më ndryshe, që i pamë një njëri takim në tjetrin. Por, mbi të gjitha, ne duhet të tregohemi një skaudër e mirë me topin në zotërim, që tregohet active me mesfushorët dhe që favorizon sulmuesit në duelet një për një. Dueht të jemi një ekip që bën pressing deri tek porta kundërshtare. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se ne kemi besim për arsye të ndryshme,  por më e rëndësishmja është ajo se çfarë kemi arritur të prodhojmë në ndeshjet ndaj Barcelonës. Kemi mundur të krijojmë raste. Sonte është një përballje vendimtare për ne, kështu që duhet të kemi besim në lojën tonë, të krijojmë raste dhe të shënojmë gola. Vetëm ëkshtu mund të kaklojmë në raundin tjetër, pasi në fund të fundit, ai që ka më tepër rëndësi është goli. Do të ishte një prestigj i madh për ne nëse do të kualifikoheshim në çerekfinale.

Ne duhet të kuptojmë në të njëjtën kohë se Barcelona është një skuadër e madhe, që në brendësi ka lojtarë të një kualiteti shumë të lartë, në veçanti treshen sulmuese. Në ndeshjen e fundit, ishte edhe portieri gjithashtu në një nivel të lartë. Ata kanë një trajenr që po bën një punë të jashtëzkonshme tek Barcelona, i cili ka eksperiencën e të fituarit titullin e Champions League. Barcelona është një skuadër që nuk ka pësuar humbje në vitin 2025 dhe kjo është një sfidë për ne.