Barcelona po përjeton sezon historik në La Liga. Në javën e 22, katalanasit mposhtën pa shumë probleme skuadrën e Cadiz, me rezultatin 2-0, me golat të shënuar që të dy në fundin e pjesës së parë.
Në të 43-të, ishte fillimisht Sergi Roberto ai që e zhbllokoi sfidën edhe e dërgoi topinë rrjetë. Ndërsa, 180 sekonda më vonë, Robert Leëandoëski dyfishoi rezultatin, që më pas mbeti I pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit.
Falë këtij suksesi, skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez është ngjitur në kuotën e 59 pikëve, 8 më tepër sesa Real Madrid I vendit të dytë, që gjithësesi në javën e 22 fitoi 2-0 në transfertë ndaj Ossasunas.
Përveç faktit që Barcelona e këtij sezoni ka gabuar në vetëm 3 ndeshje gjithësej në La Liga, ajo që vlen për t’u përmendur me zë të lartë, është mbrojtja e hekurt e klubi blaugrana.
Vetëm 7 gola të pësuar në 22 ndeshje të luajtura, e bëjnë mbrojtjen e Barcelonës më të fortën në 5 ligat kryesore të Europës. Jo vetëm kaq, por La Liga, nuk kishte parë ndonjëherë në historiqë një skuadër të pësonte vetëm 7 gola në 22 javët e para të kampionatit.
Megjithëse është shumë herët për të dalë në konkluzione, nisur nga këto të dhëna, duket sikur këtë sezon, titulli kampion është drejtuar në “Camp Nou”.