Barcelona vendos rekord historik për gola të shënuar këtë sezon

Sport

Fitorja 5-2 e Barcelonës të Markurën mbrëma në transfertën e Crvena Zvezda, e vlefshme për javën e katërt të Fazës së Ligës në UEFA Champions League, ka vendosur një rekord historic për skuadrën katalanase. Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet këtë sezon futbollistik, Barcelona ka shënuar 55 gola, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e klubit spanjoll. Rekordi i tyre më i mirë ishte në edicionin e largët 1950/51, me 54 gola të shënuar në 16 ndeshje, mirëpo makineria që ka ndërtuar trajneri Hansi Flick ka shkuar përtej këtij kufiri dhe ka vendosur një rekord të ri, që ndoshta, do të duhet një kohë e gjatë për t’u thyer sërish. Sa i takon ndeshjes së luajtur ndaj Crvenas, për spanjollët shënuan Inigo Martinez, Raphinha, Firmin Lopez, dhe një dygolësh nga Robert Leëandoëski. Ndërsa finalizimet e vendasve u firmosën nga Silas dhe Milson, por që përveç statistikës, nuk vlejtën për asgjë tjetër. Në 4 ndeshje të luajtura, kanë pësuar po kaq humbje, teksa në takimin e radhës, që do të luajnë ndaj Stuttgartit në shtëpi, do të përpiqen të marrin pikën e parë. Sa i përket Barcelonës, skuadra e Hansi Flick është ngjitur në kuotën e 9 pikëve dhe klasifikohet në vendin e 6, vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Liverpool.