Barcelona zyrtarizon angazhimin e Ernesto Valverdes si zëvendësues i Luis Enriques. 53-vjecari ka firmosur një kontratë për dy sezonet e ardhshme dhe do të vazhdojë kështu projektin e lënë nga trajneri asturian. Enrique e pati deklaruar që në muajin mars se nuk kishte ndërmend të qëndronte dhe të kërkonte zgjatje kontrate me Barcelonën. Ai u largua pas tre sezonesh, që e shpërblyen skuadrën me 9-të trofe, ku më i fundit ishte ai i Kupës së Mbretit. Sidoqoftë periudha nën Enriquen nuk ka qenë pa polemika dhe kritika të vazhdueshme. Valverde ka detyrën e vështirë ta tejkalojë situatën e këtij sezoni dhe të rifreskojë skuadrën me elementë të ri. Në këtë pikë shtypi spanjoll spekulon për një spastrim të plotë të grupit me plot 9 lojtarë që mund të largohen. Duhet thënë se ish-trjaneri i Athletic Bilbaos e njeh ambientin duke qenë se si lotjar ka mbajtur të veshur fanellën e katalanasve në fund vitet 80-të, kur skaudrën e drejtonte legjenda Johan Cruyff. Sipas shtypit Valverde ishte alternativa më e mirë e Barcelonës duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e trajnerëve me përvojë janë të lidhur me kontrata të majme. Kështu u shua njëherë e mirë mundësia për Ronald Koeman apo Sampaolin. Valverde ka një përvojë të suksesshme me Olympiacosin, ku arriti ta shpallë tre herë kampjone të Greqisë. Por është me Bilbaon, që ai krijoi përgjithësisht modelin dhe stilin e tij të lojës. Edhe pse suksesi ishte disi më i vogël, me vetëm një Super-Kupë të Spanjës, 4 vitet nën drejtimin e Athletic Bilbaos kanë qenë konstante.