Barcelona thyen rekordin negativ ndaj Osasunas, Bellingham kthehet në shpëtimtarin e Realit

Sport

Ndonëse më vështirësi, Barcelona ka arritur të marrë fitoren e 3-të radhazi, në javën e 4 të La Ligas. Në transfertën e Osasuna, katalanasit, triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1. Pasi më herët, sfida ishte në barazim 1-1, golin e fitores e shënoi Robert Levandovski në minutën e 85-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Barcelonës në fushën e Osasunës, diçka që nuk e kishte bërë dot asnjëherë tjetër, që prej vitit 2005, duke thyer kësisoj një rekord negativ në Pamplona.

Ndërkohë, rivalët historikë të katalanasve, madrilenët, kanë arritur të fitojnë secilën prej 4 ndeshjeve të tyre të para këtë sezon futbollistik në La Liga. Mirëpo, duhet theksuar se suksesi 2-1 i kësaj jave ndaj Getafes, ka ardhur me mjaft vështirësi.

Tashmë nuk është më surprizë që Jude Bellingham është kthyer në lokomotivën e Real Madrid në këtë nisje të sezonit. Edhe një herë tjetër, anglezi u kthye në heroin e Los Blancos, duke shënuar golin e fitores në minutën e 95-të.

Të dhënat e 20 vjeçarit me fanellën e bardhë, janë të dhëna, që kanë nisur të prekin rekorde. Që pas Cristiano Ronaldos në 2009-tën, Bellingham është lojtari i parë i Realit që shënon në secilën prej 4 javëve të para të La Ligas. Me 5 finalizime në 4 javët e para, Bellingham është bërë pjesë e lojtarëve më të shpejtë që kanë arritur këtë kuotë golash, ashtu sikurse ka bërë CR7, bashkë me Robert Levandovskin. Rekordi në këtë drejtim mbahet nga Radamel Falcao, i cili në 2011-tën, 5 gola, i shënoi që në të javët e para të La Ligas.

Falë kontributit të britanikut Bellingham, Real Madrid kryeson i vetëm tabelën e klasifikimit në kampionatin spanjoll, me plot 12 pikë.