Barcelona, Suarez me vullnet të hekurt, shtyn operacionin në gju deri në nëntor

Sport

suyua

Problemet me sulmin e Barcelonës duket se do të vazhdojnë më tej. Luis Suarez do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në muajin e ardhshëm. Sikurse raportoi “Diario Sport”, uruguaiani vuan nga një cist në gju dhe për këtë ka pasur disa shqetësime në ligamentin e meniskut. Suarez thuhet se ka luajtur me dhimbje gjatë gjithë kësaj pjese të fillim-sezonit. Diario Sport thekson se 30-vjecari vuajti dhimbjet e para që në finalen e super-kupës së Spanjës në gusht, kundërs Realit të Madridit. Forma e dobët e këtij sezoni, ka qenë prezente në të gjitha kritikat e vazhdueshme që i janë adresuar skuadrës së Ernesto Valverdes, por arsyeja se përse Suarez ka shënuar vetëm 2 gola në 982 minuta duket të jetë shëndetësore. Shtypi spanjoll shkroi shumë për këtë cështje duke përmendur se Lionel Messi, ishte ndër lojtarët që kanë mbetur të shtangur nga vullneti i hekurt i Suarezit për ta shtyrë sa më vonë ndërhyrjen kirurgjikale. Te Barcelona lëndimi i Dembelesë, e ka bërë të vështirë gjendjen e grupit, pasi Valverde nuk ka shumë alternativa. Kështu Suarez thuhet se ka vendosur të jetë i gatshëm për skuadrën deri në nëntor, ku në javën e dytë, gjatë pushimit që diktojnë ndeshjet miqësore të kombëtareve, t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Te katalanasit e velrësojnë shumë këtë vullnet të 30-vjeçarit, i cili shpreson që të riaftësohet sa më shpejt të jetë e mundur. Shtypi spanjoll ndërkohë parashikon të paktën rreth 3 ndeshje mungesë pas operacionit.