Barcelona shpallet kampione e Spanjës, titulli i 27 në historinë e klubit

Sport

Barcelona shpallet kampione e La Ligas për sezonin 2022/23. 34 javë ishin mjaftueshëm që skuadra e Xavi Hernandez të siguronte matematikisht kampionatin, në një sezon, ku e kryesuan në pjesën më të madhe të tij.

Ky ishte titulli I parë kampion I Barcelonës që nga sezoni 2018/19, atëherë kur për herë të fundit triumfonte me Ernesto Valverden në krye të skuadrës. Barcelona, nuk kishte pritur ansjëherë 4 vite për të vituar një La Liga, që mes sezoneve 1999/2000 dhe 2003/04.

Për të siguruar matematikisht një titull kampion, nuk kishte mundësi më të mirë sesa një ndeshje derbi ndaj Espanjolit, të fituar me shifrat 4-2 në transfertë. Përveç golave të Kounde dhe Balde, spikati dygolëshi I Robert Lewandowskit, I cili ka arritur të lërë gjurmë në Spanjë, që në sezonin e tij të parë.

Me 21 gola të shënuar deri më tani, 4 më tepër sesa ndjekësi më I afërt, Karim Benzema,ish-sulmuesi I Bayernit, kryeson listën e golashënuesve dhe kësisoj mundësitë janë mjaft të mëdha që të fitojë edhe Këpucën e Artë në Spanjë.

Lewandowski është lojtari I 5-të në shekullin e 21 në La Liga, I cili ka shënuar të paktën 21 gola në sezonin e tij debutues. Në vend të parë renditet Cristiano Ronaldo me 26 në 2009/10-tën, por duke marrë parasysh që deri në fund ka edhe 4 ndeshje për t’u luajtur, nuk përjashtohet mundësia që Lewa ta thyejë rekordin e portugezit.

Nuk mbyllet me kaq. Ky sukses I trajnerit Xavi Hernandez nuk mund të kalojë pa u vënë re. Barcelona e fitoi titullin me një rezultat historik në mbrojtje. Barcelona e Xavit nuk ka shkëlqyer në stilin klasik tiki-taka, por ka qenë një ekip I qëndrueshëm në prapavijë.

Në 34 javë, Barcelona ka pësuar vetëm 12 gola, por ajo që vlen të përmendet është fakti se në 25 ndeshje, ekipi katalanas nuk ka pësuar gol në 25 ndeshje, një rekord ky që në Spanjë, apo në Europë, nuk ishte parë prej dekadash.