Barcelona shkurton diferencën me kreun, përfiton nga derbi i Madridit

Sport

Barcelona shkurton diferencën me kreun në La Liga. Në javën e 23 të kampionatit, katalanasit mposhtën 4-1 Sevillan në transfertë. Zakonisht, Ramon Sanchez Pizjuan është një arenë e vështirë për çdo kundërshtar, por Barcelona e këtij edicioni duket e pandalshme, sidomos në ndeshje të rëndësishme apo të mëdha.

Leëandoëski, Lopez dhe Raphinha ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, që vijon të bombardojë me gola çdo kundërshar që i del përpara. Në vetëm 11 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet përgjatë vitit 2025, Barcelona ka mundur të shënojë plot 41 gola. Kjo është nisja më e mirë e një viti nga klubi katalanas që nga 1943-shi.

Blaugranat, ishin gjithashtu të motivuar për fitore, edhe duke marrë parasysh atë që ndodhi në derbin e Madridit, ku Reali dhe Atletico barazuan 1-1 mes tyre. Në këtë mënyrë, Reali, vijon të jetë në vendin e parë në kuotën e 50 pikëve, ndjekur nga Atletico me 49 dhe Barcelona me 48.

Me 15 javë nga fundi, gara për titullin kampion në Spanjë është bërë mjaft e ashpër, teksa vështirësia për të piketuar fituesin është rritur në nivelin maksimal.

Në ndeshjen e radhës, Reali do të luajë ndaj Osasunës, Atletico do të presë Celta Vigon, kurse Barcelona do të vizitohet nga Rayo Vallecano.