Barcelona/ Sergio Busquets po reflekton mbi të ardhmen e tij

Sport

Pauza e kombëtareve, pritet të shërbejë si një moment reflektimi për Sergio Busquets dhe të ardhmen e tij. Mesfushori legjendar i Spanjës dhe i Barcelonës, është në muajit e fundit të kontratës aktuale me klubin katalanse.

Vetë futbollisti në fjalë është shumë në dyshim dhe ende nuk e ka vendosur se çfarë është më e mirë për të, të qëndrojë në “Camp Nou”, apo të shohë për një tjetër aventurë.

Megjithatë, sikurse raportojnë mediat spanjolle, Busquets do të reflektojë, pikërisht përgjatë këtyre ditëve, kur futbolli i klubeve do të ndalet, pasi është radha e kombëtareve që të hidhen në aksion. Këto ditë, Busquets, do të marrë një vendim përfundimtar.

Barcelona dëshiron që një nga futbollistët me të titulluar dhe me më tepër paraqitje në historinë e klubit, plot 713, të qëndrojë në “Camp Nou”, të paktën edhe për tjetër sezon. Mirëpo, vetë Busquets, nuk dëshiron të bëhet një pengesë për klubin dhe preferon të stafeta të kalojë në radhët e të rinjve. Për një arsye si kjo, 34 vjeçari është duke analizuar edhe mundësinë e largimit. Përgjatë kësaj kohe, për spanjollin nuk kanë munguar ofertat nga jashtë Europës, si nga klube saudite, gjithashtu edhe nga përtej oqeanit.