Barcelona – PSG, Sot, ora 21:00 në Tring Sport 1 HD

Sport

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës:

“Sot do të luajmë një ndeshje ku na duhet të tregojmë shumë personalitet. Nëse kërkojmë të shkojmë drejt gjysmëfinaleve, atëherë është e rëndësishme ta luajmë më karakter këtë përballje. Na duhet që të kontrollojmë vetveten në disa momente delikate dhe të përpiqemi të marrim sa më shumë iniciativën, edhe pse kjo do të jetë e vështirë. Parisi na vuri nën vështirësi të mëdha sepse kanë një trajner si Luis Enrique, që di vetëm të sulmojë e jo të mbyllet prapa. Mos të harrojmë që luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë, një prej atyre që të jep intensitetin më të lartë në fushën e lojës e që nuk të dhurojnë asgjë. Siç e thashë edhe herën e kaluar, trajneri i tyre është një prej më të mirëve në botë, prandaj kanë një mekanizëm kaq perfekt në atë se çfarë kanë ndërtuar.

Do të luajmë në shtëpi dhe ‘Montjuic’ do të presë një mbrëmje vërtet të madhe. Na nevojitet një atmosferë përvëluese. Kemi nevojë të ndjejmë përkrahjen e zjarrtë të tifozëve tanë, sidomos në ato momente kur Parisi mund të jetë duke provuar gjithçka në repertorin e vet. Mendoj se ato do të jenë episodet që duhet të na shohin më të bashkuar se kurrë.

Unë jamë shumë krenar që kemi mbërritur deri këtu dhe për shanset që i kemi krijuar vetes për të shkuar drejt gjysmëfinaleve. Është e qartë se të gjithë janë të gatshëm të japin gjithçka nga vetja për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivin. Fakti që ndjejmë një lloj ngazëllimi dhe euforie nga tifozët tanë, diçka që e sheh edhe në rrugë, na bën të kuptojmë se i kemi bërë gjërat si duhet deri më tani. Por nuk do të ndalemi këtu. Duhet të vazhdojmë të kërkojmë edhe më shumë nga vetja. Për të fituar ndaj Paris SG, çelësi është të luajmë si skuadër. Nëse e realizojmë këtë, atëherë do të marrim rezultatin që duam.”

 

 

Pedri, mesfushor i Barcelonës:

“Jemi të lumtur për atë se çfarë ndërtuam në takimin e parë, por detyra jonë ende nuk është mbyllur. Duhet të provojmë të luajmë akoma më mirë nëse dëshirojmë të kalojmë drejt gjysmëfinaleve. Mendoj se tifozët tanë e meritojnë të shkojnë në fazën tjetër, për gjithë mbështetjen e pamunguar deri më sot. Fitorja e ndeshjes së parë nuk garanton asgjë, por me tifozët tanë pas krahëve, mendoj se do arrijmë të gjejmë forcën për të qenë dominues edhe në momentet më të vështira. Të gjithë kanë dëshirë dhe uri për të synuar më shumë. Jemi përqëndruar në stërvitje që të kuptojmë se ku gabuam në takimin e parë, në mënyrë që situata të ngjashme të mos përsëriten. Duhet të funksionojmë si një trup i vetëm, në çdo lëvizjen tonën, pasi kështu e komplikojmë situatën për kundërshtarin tonë. Parisi ka lojtarë të shkëlqyer, në të gjitha anët e fushës, prandaj nuk mund të nënvlersojmë asnjë moment. Është e nevojshme të zbresim në fushë me mentalitetin për ta fituar edhe këtë përballje, e jo për të bërë llogaritë e kualifikimit.”

Achraf Hakimi, mbrojtës i PSG:

“Ndjenja ime e parë pas ndeshjes së parë ishte të isha në gjendje të shtyja grupin dhe ta ndihmoja skuadrën të përgatitej për këtë ndeshje të dytë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë edhe nëse nuk kemi arritur ta fitojmë këtë ndeshje. Folëm dhe motivuam njëri-tjetrin së bashku. Ne punuam mirë dhe qëndruam të bashkuar. Sot do është koha për të dhënë gjithçka që kemi për të kërkuar fitoren. Vijmë me shumë dëshirë. Ne duam të ndryshojmë atë që ndodhi në ndeshjen e parë dhe të kthejmë fitoren në Paris. Jemi shumë të motivuar, duam shumë që ndeshja të fillojë sa më parë. Ne duam ta arrijmë këtë fitore për tifozët tanë

Trajneri mendon se ideja jonë për lojën do të jetë e njëjtë siç ka qenë që nga fillimi i sezonit: kini durim, mbani topin, krijoni shanse. Kështu mund të përpiqemi të fitojmë nesër. Pika jonë e fortë është kolektivi ynë: kur sulmojmë dhe mbrohemi së bashku, jemi më të fortë.”

Luis Enrique, trajneri i PSG:

“Mendoj se rezultati i ndeshjes së parë nuk pasqyroi realisht atë që meritonim, pasi mund të kishim barazuar. Pas një disfate, ditët që pasojnë janë pashmangshmërisht të vështira. Kemi vështirësi të rifitojmë gjendjen tonë fizike dhe mendore. Besoj se stafi, lojtarët, të gjithë në klub si dhe tifozët u ndikuan nga kjo humbje, por ne duhet të rikthehemi. Është e vështirë, por duhet ta pranojmë. Një lojtar profesionist duhet të jetë i aftë për këtë. Për fat të mirë, ne mund të rikthehemi nesër. Pas 27 ndeshjeve ku nuk kishim humbur, erdhi kjo disfatë. Kjo do të thotë që ju duhet të ngriheni dhe të përgatiteni përsëri për të performuar përsëri mirë. Duhet ta pranojmë humbjen, e uruam Barçën. Kjo ndeshje e dytë është pak më ndryshe sepse ne nuk patëm një ndeshje kampionati pak më parë, kështu që kishim kohë të rishikonim ndeshjen e parë dhe të përgatiteshim për këtë ndeshje të kthimit, gjë që është një gjë e mirë. Nesër do të na duhet të paraqesim një version tjetër tonën dhe të kalojmë veten tonë. Kishim kohë për t’u përgatitur dhe tani jemi gati. Të gjithë lojtarët në ekip duan të fitojnë, ne e dimë saktësisht se çfarë duam të bëjmë. Jemi të bindur se mund ta kthejmë situatën.

Ne do të ushtrojmë presion të lartë që në minutat e para dhe ata ndoshta do të luajnë me topa të gjatë. Ne do të krijojmë rastet tona dhe Barcelona mendoj se do të përgjigjet duke përdorur vijën e fundit për të na krijuar probleme. Kështu që unë mendoj se ndeshja do të jetë e ngjashme me të parën dhe do të ketë gola. Shpresoj që të jetë një ndeshje emocionuese për shikuesit.

Mendoj se kam një grup lojtarësh shumë të lidhur. Ata janë pjesë e një ekipi të nivelit të lartë dhe jam i kënaqur me atë që po bëjnë në fushë. Gjatë të njëjtës ndeshje, ndonjëherë ka momente kur jemi vërtet superiorë ndaj kundërshtarit tonë dhe momente të tjera kur është më e vështirë, si ndeshja e parë. Ka faza të ndryshme në një ndeshje. Mendoj se sot do të jetë një ndeshje e komplikuar për të dyja skuadrat, por ne kemi ambicie për t’u kualifikuar. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë futbolli.”