Barcelona-PSG, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

222

Luis Enrique, Barcelona: Javët e fundit kam qenë i bindur se nëse një skuadër është e aftë të na shënojë 4 gola, ne mund t’u shënojmë 6. Sigurisht, rezultati i ndeshjes së parë ishte tepër i qartë dhe jemi ende në mesin e edicionit, por në 95 minuta ndeshje futbolli, një pafundësi gjërash mund të ndodhin. Unë shpresoj që të jetë një mbrëmje pozitive për ne, por na duhet që të jemi dominues në çdo drejtim, superior në çdo repart dhe të kryejmë shumë mirë detyrat si në sulm edhe në mbrojtje pasi na duhet një rezultat i pastër.
Luis Suarez, Barcelona: Sigurisht jemi ambiciozë sa të besojmë te përmbysja, por nuk duhet të nxitohemi dhe të japim gjithçka si të çmendur në minutat e para. Kjo pasi ndeshja zgjat 94-95 minuta. Duhet të jemi të duruar, të qetë dhe të shpresojmë në lojën tonë.
Unai Emery, PSG: Kam të njëjtin respekt për Barcelonën sikurse përpara ndeshjes së parë. Mendimi i vetëm që kemi është të luajmë në të njëjtën mënyrë, pa menduar për rezultatin që morëm. Për t’ua bërë gjërat e vështira, na duhet të fitojmë duelet një-kundër-një dhe në aspektin kolektiv të marrim frerin e lojës. Sigurisht, ka presion, por ajo që ka për të qenë ndryshe është se Barça do ketë tifozët përkrah. Prandaj duhet të mbajmë filozofinë tonë të zakonshme.
Blaise Matuidi, PSG: S’ja kemi frikën askujt. Jemi të fokusuar te loja jonë. Sigurisht e dimë se kush është Messi, dhe ai është një lojtar i shkëlqyer. Ata janë një skuadër fantastike dhe ne kemi respekt ndaj tyre. Por këtë sezon kemi luajtur mirë edhe larg fushës sonë dhe duam që këtë formë ta ripërsërisim edhe ndaj Barcelonës.