Barcelona përballë Celtic-ut kërkon një nisje të mbarë në Champions

Sport

Barcelona vs Celtic Match Preview Prediction UEFA Champions League Group C 2016 17

Barcelona kërkon të lërë pas menjëherë humbjen shokuese 1-2  të pësuar nga Aleves në Kampionat, ndaj Sëlltik ka 1000 arsye për tu ndjerë i kërcënuar.Nuk mund të kishte atmosferë më anormale për katalanasit në prag të startit të edicionit kontinental, por njëkohësisht, ajo humbje pritet të shërbejë për të cuar në maksimum xhirot e motorrit katalanas.Skocezët rikthehen në arenë ku në vizitën e fundit, kanë pësuar humbjen më të thellë historike në europë, rikthehen nën drejtimin e ish-trajnerit të Liverpulit, Brendan Roxhers, një trajner që vlerëson maksimalisht jo vetëm barcelonën, por edhe hapat gjigantë të futbollit spanjoll. 6-1 fitoi Barcelona në 2013-tën ndaj rivalit të sotëm, edhe atëherë luhej për fazën në grupe, por keltët drejtoheshin nga Neil Lenon, trajneri që udhëhoqi skocezët në një fitore historike 2-1 ndaj Barcës në 2012-tën, për t’u shpartalluar një vit më vonë.  Në 30 korrikun që po lëmë pas, skuadra e Luis Henrike e mundi 3-1 Selltikun në miqëore.

Në 10 ndeshje në total, Barcelona e ka mundur 6 herë këtë rival, skocëzet kanë fituar vetëm dy takime, barazimet vetëm dy. Në kamp Nou, Barcelona nuk njeh rezultat të ndryshëm nga fitorja, prej 11 mbrëmjesh kontinentale, ndërsa Sëlltik nuk njeh sukses në tetë transfertat e fundit në Europë, në 14 duele jashtë fushe me ekipet spanjolle. Barcelona do të ketë të gatshme treshen maramendëse, Mesi, Neimar Suares. Luis Enrike ka vlerësuar rivalin e sotëm, ndërkohë që skuadra pritëse nuk vuan asnjë mungesë.  Brendan Roxhers, një adhurues i Luiz Suarezit, ka folur gjatë mbi frymëzimin që i dhuron futbolli spanjoll, ndaj do të ishte i lumtur nëse sonte të tijët marrin një barazim në Kamp Nou.

Nuk kemi ardhur për Turizëm- ka deklaruar trajneri i miqve.  Selltiku vjen pas fitores bindëse 5-1 ndaj Rejnxhersave në derbin e kampionatit, por ka të dëmtuar lojtarin më të rrezikshëm, sulmuesin Grifits.