Hansi FLick, trajner i Barcelones:
“Duhet të punojmë në planin tonë të lojës. Edhe pse me PSG nuk do ta kemi të lehtë, sepse ata gjithashtu e duan ta kenë topin në zotërim dhe e ushtrojnë presion mire. Që nga sekonda e parë deri në minutën e fundit, duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë. Kjo është Liga e Kampionëve. Ne jemi Barcelona. Jemi favoritë, por kjo është punë e vështirë, një rrugë e gjatë.
Nuk e di nëse është koha e duhur për të luajtur ndaj PSG. Është një garë ndryshe, kemi luajtur ndaj skuadrës më të mirë sezonin e kaluar. Më pëlqen stili i tyre. Më pëlqejnë lojtarët dhe trajneri i tyre. Kalendari është pjesë e këtij biznesi, duhet të përballesh me çështjen e lëndimeve. Çdo trajner do t’i ketë lojtarët e vet gati për të luajtur, por kjo është pjesë e lojës. Ajo që shpresojmë është që të jetë një ndeshje e mirë”
Demtimet? Është pjesë e futbollit. Çdo trajner dëshiron të ketë lojtarët e tij gati, por duhet të menaxhojmë kalendarin dhe mungesat. Na mungojnë lojtarë të rëndësishëm në mesfushë, por duhet të kemi besim te lojtarët e rinj. Mbi të gjitha unë shpresoj që kjo e sotmja të jetë vërtet një ndeshje e madhe. Szczesny në vend të Garcia mes shtyllave? Mund të them se e shoh gati. Fundja, mos harroni që fituam tre trofe sezonin e kaluar me atë në portë”.
Pedri, lojtar i Barcelonës:
“Ndjej se vlerësohem në klub dhe në ekipin kombëta. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi dhe jo “Topi i Artë”. Ndihem si një lojtar i rëndësishëm për sa i përket organizimit të lojës, në mënyrë që sulmuesit të kenë shanse për të shënuar.“Dhe unë qëndroj me dashurinë që tifozët më japin ditë pas dite; kjo është gjëja më e mrekullueshme për mua, Ndeshja e çerekfinales me PSG në 2024-n? Çdo tifoz i Barcelonës e di që atëherë ishim afër kualifikimit. Në futboll gjithmonë ka vend për hakmarrje dhe këtë duam. Ky është lloji i sfidës që shijohet më së shumti”,
Luis Enrique, trajner i PSG:
“Eshtë një finale e parakohshme. Jam i lumtur që jam kthyer në atë që e konsideroj shtëpi. Këto janë emocione të veçanta. E kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime si lojtar dhe trajner këtu. Nuk është Camp Nou, por është një stadium i bukur; kam luajtur aty në Lojërat Olimpike të vitit 1992. Është shumë e veçantë të jesh këtu. Duhet të përpiqemi ta kemi gjithmonë topin. Mungesat? Pa justifikime. Vërtet mungojnë Douè, Kvara, Marquinhos dhe Dembelé, por nuk ka aspak justifikime. Nuk është në stilin tonë! Objektivi është të fitojmë dhe të japim më të mirën tonë. Ne do të përgatitemi për ndeshjen në të njëjtën mënyrë si përherë. E njoh mirë Pedrin. Është një lojtar fantastik. Por në përgjithësi më pëlqen ta shikoj të gjithë Barçën, dhe veçanërisht një lojtar si ai. Eshtë si Harry Potter, por shpresoj vërtet që ai ta lërë magjinë e tij në shtëpi të paktën sonte. Edhe pse Barça nuk është vetëm Pedri. Për ne, është emocionuese dhe entuziazmuese të luajmë kundër një skuadre që luan me të njëjtin mentalitet si ne. Ata kanë një trajner shumë të mirë, të nivelit të lartë që e njoh prej kohësh. Si trajneri ashtu edhe lojtarët janë të etur për të luajtur një ndeshje të madhe. Të dy skuadrat janë të ngjashme, por çelësi do të jetë të fitojmë topin, sipas mendimit tim. Dua të falënderoj edhe klubin dhe ekipi, për fanellat speciale që do të veshin, me logon e fondacionit kushtuar Xanës, vajzës time, e cila ndërroi jetë para kohe. Mbi të gjitha, falënderoj presidentin për këtë gjest!”.
Ashraf Hakimi, lojtar i PSG:
“Kam besim se Nuno Mendes mund ta ndalë Lamine Yamalin. Por natyrisht që nuk mund ta lëmë vetëm… do ta mbështesim edhe ne. Gjithsesi, kjo ndeshje i ka të gjitha karakteristikat për të qene e një një suksesi të jashtëzakonshëm. Rivaliteti, ajo për çfarë luhet, apo edhe atmosfera elektrizuese. Pak a shumë do të jetë njësoj si klima që krijohet në “Parc des Princes”, ndonëse më duket e vështirë që të përsitet e njëjta gjë. Por gjithsesi do të jetë një sfidë e gjitha për t’u shijuar dhe fituar”.