Barcelona ofron 80 mln euro për Dusan Vlahoviç

Sport

Barcelona ofron 80 mln euro për Dusan Vlahoviç. Problemet e ditëve të fundit që kanë mbështjellë Juventusin, në lidhje me pagat e lojtarëve, apo zbritjen e 15 pikëve në kampionat, kanë bërë që klube të ndryshme të kontinentit, të përpiqen të përfitojnë në maksimum në një situatë të paqëndrueshme si kjo e 36 herë kampionëve të Italisë.

Pas emrave si Federico Chiesa, Rabiot, apo edhe Di Maria, lojtari i radhës që ka nisur të komentohet në merkato është Dusan Vlahoviç. Klubi më I fundit që ka nisur të tregojë interes për lojtarin në fjalë është Barcelona.

Gjigantët e La Ligas kanë nisur të mendojë për pasuesin e Robert Leëandoëskit në “Camp Nou”, me pokalun, që pavarësisht formës së mirë, është 35 vjeç dhe nuk garanton mjaftueshëm nga e ardhmja. Katalanasit duan një sulmues që të garantojë shumë sezone. Vlahoviç është vetëm 22 vjeç, kështu që kualitetin dhe potencialin që zotëron, plotëson kriterez për t’u bërë pjesë e klubit blaugrana.

Sa I përket Vlahoviç, për momentin, futbollisti është I përqendruar të japë maksimumin me Juventusin, mirëpo problemet e sipërpërmendura të Zonjës së Vjetër mund ta ndryshojnë dinamikën e ngjarjeve nga momenti në moment.

Për këtë arsye, të vetëdijshëm për problemet e tyre, në kampin bardhezi nuk janë kundër idesë së shitjes së Vlahoviç, por për kartonin e tij kërkojnë rreth 100 mln euro, pasi 70 I shpenzuan për ta blerë një vit më parë nga Fiorentina.

Kjo është një çështje, ndaj së cilës pritet të hidhet më tepër dritë në vijimësi.