Barcelona nuk heq dorë nga Neymar, zbulohet plani për rikthimin e brazilianite

Sport

Barcelona në vitet e fundit është treguar mjaft aktive në merkato, duke afruar emra si Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, apo edhe Antonie Griezmann. Mirëpo, drejtuesit e klubit me asnjë prej këtyre lojtarëve nuk janë të kënaqur dhe në këto kushte, kërkojnë të tjera afrime. Objektivi kryesor është rikthimi i Neymar, I cili u largua nga Camp Nou 3 sezone më parë drejt PSG-së. Po ashtu objektivi për majën e sulmit është Lautaro Martinez i Interit. Mirëpo si mund të zgjidhet e gjithë kjo situatë tek katalanasit? Këtë verë, mendohet me patjetër që të shitet Coutinho, për kartonin e të cilit, klubi kërkon deri në 120 milionë euro. Më tej, vlera e Griezmann konsiderohet deri në 100 milionë, duke bërë që aventura e tij në Camp Nou të zgjaste vetëm një sezon. Francezi mund të shihet si një ndërrim me Neymar ndërsa në arkat e PSG-së do të shtohen të tjera milionë euro. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që ish-lojtari I Atletico Madrid të shitet në një skuadër tjetër. Kujtojmë që në verën e shkuar, Neymar ishte shumë pranë rikthimit tek Barcelona, dhe diçka të tillë e pranoi vetë lojtari, mirëpo gjithçka nuk u konkretizua vetëm në momentet e fundit. Merkatoja e kësaj vere, pritet të jetë tepër aktive në hyrje-daljet e klubit katalanas.