Barcelona nuk e ka mbyllur ende merkaton, Laporta ka dhënë sinjalin e qartë

Sport

Barcelona nuk e ka mbyllur ende merkaton. Ndonëse afati kalimtar i verës po shkon drejt fundit, klubi kampion i Spanjës është duke punuar fort që skuadra që jetë sa më e kompletuar për sezonin 2023/24. E në fakt, kjo është ajo që tifozët duan të dëgjojnë.

I pyetur nga mediat, presidenti Joan Laporta është shprehur se në ditët e ardhshme, nuk do të ketë vetëm një përforcim, por më shumë se kaq.

“Merkato? jemi duke punuar në këtë drejtim dhe deri në fund, do të ketë më tepër se një afrim”, ka deklaruar 61 vjeçarit. Fjalët e numrit një të klubit të Barcelonës, i ka konfirmuar edhe trajneri Xavi Hernandez.

Kësisoj, duke u nisur nga raportimet e mediave të huaja, lojtarët, të cilët po diskutohen për t’u bërë pjesë e Barcelonës, janë Joao Cancelo dhe Joao Felix, me të dy portugezët, të cilët janë në kërkim të një tjetër skuadre.

Në fakt, Cancelo është kthyer në një objektiv të Barcelonës që prej afatit kalimtar të dimrit, por situatë e komplikuar financiare e klubit kuqeblu bëri që transferimi të mos kompletohej.

Kurse, ndryshe qëndron çështja për Joao Felix. Disa javë më parë, ky i fundit, doli në një deklaratë pulbike, teksa u shpreh se Barcelona është klubi i ëndrrave të tij dhe se do të ishte një dëshirë e plotësuar nëse një ditë do të transferohej në “Camp Nou”. Mesa duket, ajo ditë po shfaqet në horizont dhe fantazisti portugez pritet të bëhet pjesë e organikës së trajnerit Xavi Hernandez.

Për të dy futbollistët në fjalë, Barcelona është duke punuar me klubet e tyre përkatëse, me Manchester Cityn dhe Atletico Madrid, për të gjetur një formulë sa më të përshtatshme, në mënyrë që mbrojtësi dhe sulmuesi të zbaskojnë në “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, që kjo temë të bëhet realitet, për të siguruar të ardhura, Barcelona do të duhet të ketë nevojë të shesë lojtarë. Ansu Fati dhe Marcos Alonso duken me valixhe në duar.