Barcelona, një tjetër legjendë do largohet në fund të sezonit

Sport

Një tjetër lojtar po planifikon t’i japë lamtumirën Barcelonës në fund të sezonit. Në fakt, figura të shumta e të rëndësishme janë larguar nga “Camp Nou” përgjatë edicioneve të fundit, teksa një tjetër legjendë po përgatitet për t’u larguar nga shtëpia e 26 herë kampionëve të Spanjës.

Fjala është për Sergio Busquets. Sikurse raporton Mundo Deportivo, mesfushori ka reflektuar mbi të ardhmen e tij dhe në fund ka vendosur që ajo të mos vazhdojë më në “Camp Nou”. Në fund të sezonit, spanjollit i përfundon kontrata me gjigantët e La Ligas, dhe ndonëse përgjatë kësaj kohe kanë qarkulluar njoftime se palët mund të rinovonin, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Lojtari ka biseduar edhe me trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, me të cilin dikur ishte edhe shok skuadre në fushën e lojës. 34 vjeçari ia ka bërë të qartë teknikut të tij se epoka me fanellën kuqeblu ka përfunduar. Një aventurë që nisi në verën e 2008-tës, plot14 vite e gjysmë më parë dhe duhet thënë se ka qenë një epokë e lavdishme. Ndër të tjera, Busquets, ka fituar 3 tituj të Champions League dhe 8 të La Ligas me Barcelonën.

Ndonëse vendimi nuk është zyrtar, klubi pritet të njoftohet së shpejti. Si pasojë, në “Camp Nou” do fillojnë nga puna për të gjetur pasuesin e Busquets.

Sa i përket të ardhmes së kapitenit actual të Barcelonës, ajo është e lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm në radhët e Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.