Barcelona është finalistja e dytë e Superkupës së Spanjës. Në gjysmëfinale, skuadra katalanase mposhti Osasunën me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Robert Leëandoëski dhe Lamine Yamal, që të dy në pjesën e dytë.
Kjo ishte hera e parë që prej Shtatorit të 2023-shit që Barcelona arrin të fitojë një ndeshje me avantazhin e dy golave. Për herë të fundit kishte ndodhur në Champions League, me shifrat 5-0 ndaj Antverp. Kaq shumë gjatë për të fituar një sfidë me epërsinë e dy golave, Barcelona nuk kishte pritur ndonjëherë.
Më tej, kjo është finalja e dytë radhazi që Barcelona kualifikohet në Superkupë, diçka që nuk kishte ndodhur që prej 2016-tës. Në edicionin e kaluar, ata u sfiduan me rivalët e përjetshëm të Real Madrid, duel që e fituan me rezultatin 3-1. Të shohim këtë herë, të dielën mbrëma në Arabinë Saudite, nëse Barcelona do arrijë ta mbrojë titulllin, apo do ta dorëzojë atë tek Los Blancos.
Kjo është finalja e 26 e Barcelonës në Superkupë, më shumë sesa çdo klub tjetër në Spanjë. Po ashtu, Barcelona ka arritur të fitojë edhe 14 trofe të këtij kompeticioni, më tepër se çdo klub tjetër në Spanjë.