Barcelona tregon dhëmbët ndaj Atletico Madrid. Të dyja skuadrat u përballën në Estadio Metropolitano për javën e 28 të La Ligas dhe katalanasit fituan me rezultatin 4-2. Mirëpo, ajo që e bënë të veçantë suksesin e Barcës, është pikërisht mënyra e fitores. Deri në minutën e 70, Atletico po fitonte 2-0, falë golave të Julian Alvarez dhe Alexander Sorloth.
Mirëpo, atëherë kur u duk se los Rojiblancos e kishin situatën nën kontroll, gjithçka ndryshoi. Në të 72-tën, Robert Leëandoëski ngushtoi diferencën, kurse 6 minuta më vonë, Ferran Torres barazoi rezultatin. Më vonë, në të dytën minutë të shtesës, Lamine Yamal shënoi golin e tretë, kurse në të 8-tën e shtesës, Ferran Torres do të realizonte edhe të katërtin.
Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick është ngjitur në kuotën e 60 pikëve në La Liga, në barazim me Real Madrid që në javën e 28, fitoi 2-1 në fushën e Villarreal. Mirëpo katalanasit kanë luajtur një ndeshje më kaq, kështu që kanë mundësi të shkëputen me 3 pikë.
Sakaq, Atletico Madrid ka mbetur në vendin e 3 në kuotën e 56 pikëve. Dy humbjet e fundit radhazi në kampionat, duket sikur e kanë nxjerrë disi nga gara ekipin e drejtuar nga Diego Simeone. Megjithatë, ashtu sikurse trajneri argjentinas u shpreh në konferenën për mediat, deri në fund kanë mbetur edhe 10 javë të tjera, kështu që gjithçka mund të ndodhë.