Nëse të martën mbrëma, Real Madrid u mposht në tokën katalanase nga Girona, të mërkurën, e njëjta gjë i ndodhi edhe Barcelonës, që u mund në kryeqytet. Në javën e 31 të kampionatit, katalanasit u mundën nga Rayo Vallecano me rezultatin 2-1, në atë që ishte humbja e 3-të sezonale e skuadrës së Xavi Hernandez.
Vendasit nga Vallecas, kaluan në epërsi që në minutën e 19-të, me anë të Alvaro Garcias. Rayo ka një statistikë shumë interesante, sepse në 19 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, skuadra kryeqytetase nuk ka humbur asnjërën prej tyre në momentin që e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh. Nuk ndodhi ndryshe as ndaj Barcelonës.
Kur nga pjesa e dytë kishin kaluar vetëm 8 minuta, Fran Garcia dyfishoi shifrat për të besuarit e Andoni Iraola. Në të 83-tën, Robert Leëandoëski ngushtoi diferencën, por pa mundur të bënte dot diccka më tepër. Sidoqoftë, në aspketin personal, për polakun ka se ccfarë të thuhet. Në 8 golat e fundit të Barcelonës në transfertë, sulmuesi është përfshirë në 6 prej tyre, me 4 finalizime dhe 2 asistime.
Më tej, në fitoren e Vallecanos, një meritë të jashtëzakonshme ka edhe trajneri Andoni Iraola. 40 vjeccari është vetëm trajneri i 6-të që nuk pëson humbje ndaj Barcelonës në 4 ndeshjet e tij të para dhe i pari që nga viti i largët 1983.
Sidoqoftë, pavarësisht humbjes, Barcelona kryeson e qetë, me 76 pikë, 11 më tepër sesa rivalët e Real Madrid. Kurse Vallecano është ngjitur në vendin e 9-të në kuotën e 43 pikëve.