Barcelona, Messi bëhet lojtari me më shumë trofe të fituar me fanellën katalane

Sport

mesi
Barcelona e nisi mbarë sezonin duke fituar me përmbysje 2-1 Super-Kupën e Spanjës të dielën, por në atë triumf ndaj Sevillas, ai që mori vëmendjen kryesore ishte natyrisht Lionel Messi. Argjentinasi edhe pse nuk shkoi në rrjetë, e shijoi pa masë këtë ndeshje, pasi ishte kapiten i skuadrës dhe fillë pas këtij trofeu, hyri në histori si lojtari me më shumë suksese në historinë e Barçës. Ndryshe nga sa ndodhi në Kupën e Spanjës në fund të sezonit, ku trofeu iu dha Iniestës që ta ngrinte, tashmë këtë nder e kishte vetë Messi. 31-vjecari ngriti kështu trofeun e 33-të të fituar në karrierë si lojtar i Barcelonës. Ky është një rekord për katalanasit.

messi

Në këtë mori sukseses Messi ka katër trofe të Ligës së Kampionëve, nëntë tituj të La Ligas, gjashtë Kupa të Mbretit, 7 Suoer-Kupa të Spanjës, 3 të Evropës, 3 Kupa të Botës për klube si edhe pesë Topa të Artë. Messi iu bashkua Barcelonës si fëmijë në vitin 2001 nga Newell’s Old Boys, ndërsa në ekipin e parë nisi të luajë nga viti 2005. Që prej asaj kohe ai ka mundur të luajë në plot 638 ndeshej duke realizuar 552 gola dhe 240 asiste. Me këtë oreks për të shënuar ai ia ka dalë të jetë 16 herë golashënues në kompeticione të ndryshme. Në videon që i kushtoi Barcelona kësaj arritjeje të radhës, ai listohej së bashku me emra si Iniesta, Pique, Sergio Busquets apo dhe Xavi.