Barcelona kualifikohet në finale të Superkupës së Spanjës. Në gjysmëfinale, katalanasit mposhtën me anë të penalltive një kundërshtar tepër të komplikuar si Real Betis, me rezultatin 4-2. Koha e rregullt dhe ajo shtesë, përfunduan me rezultatin 2-2.
Për blaugranat shënuan Lewandowski dhe Fati, ndërsa për andaluzianët, realizuan Fekir dhe Moron. Real Betis dhe Espanyol, njëra me 3 pjesëmarrje në Superkupë, dhe tjeta me dy, janë dy skuadrat e vetme që kanë marrë pjesë në këtë kompeticion dhe nuk kanë mundur ta fitojnë dot atë.
Sa I përket finales së këtij edicioni, që do luhet në datën 15 Janar, Barcelona do përballet me rivalët e përjetshëm, Real Madrid, një sfidë që pritet të jetë mjaft emocionuese, për vetë historinë që këto dy klube kanë ndërtuar ndër vite.
Katalanasit dhe madrilenët, në edicionin e kaluar u përballën në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës dhe ishte Reali që fitoi duke shkuar në finale, e për të ngritur më pas trofeun ndaj Athletic Bilbao.
Kjo është finalja e 24 e Barcelonës në Superkupës, ndër të cilat ka mundur të fitojë 13-të dhe është skuadra më e kurorëzuar e kompeticionit. Në vend të dytë renditet Reali, me gjithësej 18 finale dhe 12 tituj.
Real Madrid dhe Barcelona janë përballur 6 herë mes tyre në finalen e Superkupës, ndër të cilat, 5 herë kanë fituar madrilenët dhe vetëm një herë katalanasit.