Barcelona kërkon 100 mln euro për mbrojtësin Ronald Araujo

Sport

Barcelona kërkon 100 mln euro për Ronald Araujo. Klubi katalanas po bëhet gati për ndryshme të rëndësishme në merkaton e verës. Për edicionin e ri, duhen përforcime, në mënyrë që ekipi të performojë në nivele të larta dhe të konkurojë për trofetë më të rëndësishëm.

Mirëpo, për ta bërë këtë gjë, njëkohësisht duhet edhe një gjendje e shëndoshë financiare. Duke dituar situatën e shoqërisë spanjolle, atëherë, kompania, mund të detyrohet që të shesë të paktën një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin e qendrës, Araujo, i cili prej kohësh është kthyer në objektivin e disa prej klubeve më me peshë të Europës, sikurse janë Bayern Munich dhe Manchester United.

Pavarësisht investimeve të vazhdueshme në merkato në repartin e prapavijës, gjermanët nuk po gjejnë dot qëndrueshmëri, kështu që duan të shpenzojnë akoma. Nga ana tjetër, nga Manchester United do të largohet Raphael Varane në fund të sezonit, kështu që një mbrojtës qendre i nivelit të lartë, duhet sjellë me çdo kusht në skuadër.

Thënë këtë, beteja më e madhe për të siguruar shërbimet e uruguajanit duket pikërisht mes Bayernit dhe United, ndonëse gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në vijimësi. Kontrata e Araujo me Barcelonën është e vlefshme deri në verën e 2026-tës, kurse vlera e tij në merkato konsiderohet 70 milion euro.