Luis Enrique, trajner i Barcelonës: Situata është e ngjashme me atë të PSG. Teorikisht na duhet të shënojmë ca gola më pak, katër… tre sa për të barazuar. Por mendoj se Juventusi mund të krijojë gjithashtu shanse, prandaj objektivi ynë është të shënojmë pesë. Nëse shënojmë që në fillim, atmosfera e Camp Nout do na japë kurajo për të dytin, të tretin… e pastaj gjërat do rrjedhin vetë. Tanimë s’kemi cfarë të humbim. Kemi vetëm një opsion: sulm, sulm, sulm. Tifozëve do u thosha: qëndroni në stadium, mos u largoni në minutën e 80-të, sepse me gjasa do humbisni shumë, sepse kjo ka për të qenë sërish një nga ato mbrëmje ku shkruhet historia.
Andres Iniesta, mesfushor i Barcelonës: S’bëm gjë të mirë në Torino. Aktualisht kemi një detyrë të vështirë. Por kemi disa pika në favor dhe mendojmë se mund t’i përmbysim sërish gjërat. Ky është objektivi. Duhet të krijojmë dhe t’i shfrytëzojmë mirë shanset dhe ta vëmë Juven sa më shumë në vështërsi. Për këtë na duhet një ndeshje perfekte, në të gjitha kuptimet, taktikisht, mentalisht dhe fizikisht.
Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit: Duhet të tregohemi të zgjuar e t’i zgjedhim mirë momentet, si kur të sulmojmë ashtu edhe kur të mbrohemi. Besoj se Barcelona s’ka ndryshuar shumë brenda një jave, janë plot potencial, dicka kjo që e dinim që në Torino. Ndaj na duhet të jemi të zgjuar, të kthjellët teknikisht dhe të mos mendojmë për rezultatin. Do hidhemi në fushë e të mundohemi të fitojmë sërish. Me gjasa do i rregullojnë taktikat, por ata kanë shumë pak për të ndryshuar. Barcelona ka tre sulmues tejet cilësorë, por jam besimplotë se mesfusha dhe mbrojtja ime do mund t’i mbyllë ata.
Dani Alves, mbrojtës i Juventusit: Nuk jam penduar që u largova nga Barcelona. Jam dhe do të mbetem një tifoz i Barçës, por aktualisht do e lë në njëanë të kaluarën dhe do t’i mbroj ngjyrat e Juventusit me 100%-in tim.