Barcelona i shpëton Gironas duke e barazuar 2-2 falë Piques

Sport

barcelona girona
Derbi i vogël i Katalunjës, Barcelona-Girona për pak sa nuk rezultoi në një surprizë të pakëndshme për skuadrën e Ernesto Valverdes, kjo pasi u desht vetëm kontributi i Gerard Piques për të shmangur humbjen. Loja nisi mirë, por me mjaft kontraste të forta. 3 kartonë të verdhë u dhanë në 15 minuta, ndërsa pas golit të Lionel Messit, francezi Langlet u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje me bërryl ndaj kundërshtarit. Me 10 lojtarë në fushë, nuk është se ndryshoi shumë për Barcelonën. Zotërimi i topit mbeti i tyri, por rastet për të shënuar u radhuan. Krejt e kundërta ndodhi me Gironan. Stuani realizoi barazimin në të parin rast që kishte në minutën e 45-të.

arturo vidal aleix garcia barcelona girona 1dges9tkyu6k01p6q15zd8teu1

Po ai e dërgoi skuadrën pranë ëndrrës për të mundur Barcelonën në Camp Nou, teksa shënoi në të 51-ën. Por pas këtij rezultati Barcelona u angazhua më tepër. Në lojë u hodhën Coutinho dhe Rakitic dhe loja u bë më konkrete. Sidoqoftë për të shënuar ia doli vetëm Gerard Pique në të 63-ën. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund dhe kështu Barcelona ndau një pikë me Gironan, skuadër që deri 10 vite më parë luante vetëm në kategorinë e katërt. Pas kësaj ndeshje Valverde u justifikua me mungesën e fatit, ndërsa i arsyetoi lënjen jashtë formacioni të lojtarëve kryesor me rotacionin pas Champions League-ës. Pas kësaj jave të pestë, kampionati kryesohet nga Barcelona me 13 pikë që i merr vendin e parë Realit falë golavarazhit.