Barcelona i jep goditjen e fundit Realit në garën për titullin kampion

Sport

Barcelona I jep goditjen e fundit rivalit të Real Madrid në garën për titullin kampion. “El Clasico” e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit, përfundoi 2-1 për skuadrën katalanase.

Në fakt, ishin miqtë ata që kaluan të parët në epërsi, pasi mbrojtësi Ronald Araujo shënoi autogol në portën e tij. Megjithatë, në minutën e 45-të të pjesës së parë, vendasit rikthyen barazpeshën me anë të Sergi Robertos.

Pjesa e dytë pati ritëm nga të dyja skuadrat. Në minutën e 81, VAR-I I mohoi Reali golin e epërsisë, të shënuar nga Marco Asensio. Pasi “Camp Nou” festoi fillimisht golin e anulluar të Los Blancos, në të 92-tën, do të shpërthente në festë për golin e dytë të Barcelonës, që u shënua nga Franck Kessie dhe që I dha 3 pikë skuadrës së Xavi Hernandez.

Kjo ishte fitorja e 3-të radhazi e Barcelonës ndaj Real Madrid në të gjitha kompeticionet, diçka që nuk kishte ndodhur që prej Janarit të 2012-tës, atëherë kur në stolin e skuadrës katalanase qëndronte Pep Guardiola.

Kjo fitore e ngjit Barcelonën në kuotën e 68 pikëve, 12 më tepër sesa Real Madrid I vendit të dytë. Në rrethana të tilla, kur deri në fund kanë mbetur edhe 12 javë për t’u luajtur, gara për titullin kampion këtë sezon në Spanjë, mund të konsiderohet e përfunduar.