Në rast eliminimi nga Champions League, Barcelona mund të përballet me pasoja të rënda financiare. Si fillim, katalanasit do humbinin mundësinë të arkëtonin bonusin prej 21 mln eurosh, si pasojë e kualifikimit në raundin me eliminim të kompeticionit.
Më pas, një tjetër pasojë do ishte edhe shitja e të drejtave televizive. Interesi për ta përë skuadrën në Europa League do ishte shumë I ulët.
Po ashtu, Barcelona mund të kishte edhe një rënie të konsiderueshme të tifozëve në shkallët e stadiumit. Normalisht që të ardhurat nga biletat janë një levë e rëndësishme ekomonike në futboll por jo vetëm. Kështu që eliminimi nga Champions League do të ulte në shifra të konsiderueshme interesin e tifozëve për ta ndjekur skuadrën në shkallët e stadiumit “Camp Nou”.
Nëse një situatë e tillë kthehet në realitet, atëherë kriza financiare e Barcelonës vetëm se do përkeqësohej më tepër. Nëse kjo ndodh, atëherë në merkaton e verës, klubi është I detyruar që të shesë shumë futbollistë, në mënyrë që të ekuilibrojë disi aspektin ekonomik.
Për momentin, kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur nga faza e grupeve, Barcelona klasifikohet në vendin e 3-të Grupit C në kuotën e 4 pikëve. 3 më pak sesa Interi I vendit të dytë dhe 8 më pak sesa Bayerni kryesues. Viktoria Plzen renditet e fundit me zero pikë.
Që Barcelona të kualifikohet në fazën me eliminim të Champions League, minimalisht duhet t’I fitojë të dyja ndeshjet e radhës, ndaj Bayernit dhe Viktoria Plzen. Po ashtu, të shpresojë që Interi të gabojë në të dyja ndeshjet e radhës, atë ndaj Viktoria Plzen dhe Bayern Munich.