Barcelona, e vetmja që në dy vitet e fundit nuk ka shkaktuar asnjë penallti

Sport

barceona

Barcelona duket se eshte nje nga skuadrat me “fair-play” ne Europe. Ne dy vitet e fundit, katalanasit jane te vetmit qe nuk kane shkaktuar asnje penallti. Me 14 shkurt të vitit 2016 është akorduar penalltia e fundit kundër tyre, në fitoren 6:1 ndaj Celta Vigos, penallti qe u shnderrua ne gol nga Guideti.
Që nga ajo ndeshje, kanë kaluar dy vite që portierëve të skuadrës blaugrana nuk u është dashur të perballen me 11-metershat. Nga ana tjeter, sezonin e kaluar, në favor të saj janë akorduar 16 penallti, rekord në futbollin spanjoll. Ndryshe nga Barcelona, kundër Real Madridit në këtë periudhë janë akorduar tetë te tilla, ndërsa ndaj Atletico Madridit shtatë. Ne kete aspekt, me problematike jane mbrojtjet e Valencias dhe Celta Vigos, qe kane shkaktuar nga 18 penallti secila.
Kjo çeshtje perflitet jo pak nga tifozet spanjolle, qe mendojne se blaugranat tolerohen me shume nga ana e gjyqtareve te La Liga se sa skuadrat e tjera. Ne ndeshjen e fundit kunder Getafes, te besuarit e Valverdes nuk shkuan me shume se nje barazim pa gola, por qe gjithesesi qendrojne te qete ne vendin e pare me 7 pike me shume se Atletiko e vendit te dyte.