Barcelona e Real nuk duan titull në tavolinë

Sport

Prej një kohe thuajse 2-mujore futbolli ështe ndalur së luajturi dhe shqetësimi më i madh i kohëve të fundit është se çdo të bëhet me pjesën e mbetur të sezonit. Megjithëse nga ana e Federatave përkatëse ka një këmbëngulje që klubet të rikthehen sërish në fushë. Mirëpo, deri në këte fazë, koha ka treguar se në vende sikurse është Franca, kampionati është mbyllur dhe titulli i është dhënë në tavolinë skuadrës së PSG.

Me këtë ide nuk është dakord trajneri i Barcelonës, Enrique Setien, i cili s’pranon një “dhuratë” të tillë, por është shprehur se skuadra që ai drejton duhet ta fitojë titullin në fushën e lojës. Vetëm në këtë mënyrë sezoni do të quhej i plotë.

Të këtij mendimi janë edhe rivalët e Real Madrid, teksa është portieri Thibaut Courtois, ai i cili ka cituar se nuk do të ishte korrekte që sezoni të mbylej dhe Barcelona të fitonte titullin automatikisht. Kjo për faktin se diferenca në rënditje me Realin është vetëm 2 pikë dhe për më tepër, gjate këtij sezoni, madrilenët kanë treguar se janë në nivel më të lartë sesa katalanasit, duke marrë parasysh këtu ndeshjet direkte që janë luajtur në La Liga. Teksa Los Blancos kanë marrë një barazim dhe një fitore kundrejt tyre. Belgu është i mendimit që në tavolinë, titulli mund t’i jepet Liverpoolit, duke qenë se të kuqtë janë shumë pikë të shkëputur nga vendi i dytë. Në La Liga, sezoni është ndërprerë në javën e 27-të dhe deri në këtë fazë, Barcelona është në vendin e parë me 58 pikë, ndërsa ndjek Real Madrid më 56 pikë.