Barcelona do rekordin

Sport

maxresdefault 46
Barcelona shpreson të festojë dy trofetë e parë gjatë këtij muaji gusht, si nisje e mbarë për objektivin e rekordit prej 6 titujsh brenda një sezoni. Arritje e fiksuar më parë vetëm nga skuadra e drejtuar prej Pep Guardiolës në vitin 2009.
Fillimisht është radha e Superkupës europiane, ose e derbit spanjoll përballë Seviljes, ndeshje e programuar më 11 gusht në Tbilisi dhe që do të transmetohet ekskluzivisht në TRING SPORT. Sevilja, e shpallur fituese e Europa League për të dytin vit radhazi, do të kërkojë t’ua mohojë katalanasëve shansin për të vazhduar ëndrrën drejt “en pleinit” nëpër kompeticionet, ku marrrin pjesë. Për më tepër duhet të kërkojnë të bëjnë pronë të tyren edhe këtë trofe, që u shpëtoi nga duart në 2004-n, kur u dorëzuan përballë Realit. Por ndryshe nga edicioni i kaluar do të jenë pa Alexis Vidal, i cili në verë kaloi pikërisht te katalanasit, duke ndjekur gjurmët e mëparshme të Sejdu Keita, Dani Alvesh dhe Ivan Rakitiç. Sidoqoftë, Vidal nuk do të ketë mundësi të ndeshet ndaj ish-skuadrës, pasi transferimi i tij, ashtu si ai i Arda Turan, është i ngrirë nga FIFA deri në janar të 2016-s.
Përkunër mungesave, Barça që ka edhe një kapiten të ri si Iniesta, e ka marrë me optimizëm këtë duel të pare europian. ndonëse vetëm pas tri ditësh nga ajo, nisin misionin tjetër tjetër: atë të Superkupës së Spanjës. Në fakt më 14 gusht është në program e para e përballjeve me Atletik Bilbaon, që do ta kenë kundër edhe më datë 17. Sikur të mos do të jenë edhe kundërtshtarët e Barcelonës për javën e parë të kampionatit, që do të startojë më 23 gusht.
Memushaj, Empoli i dashuruar me shqiptarët
Empoli duket se kërkon të vazhdojë të flasë shqip, si pasojë e një dashurie të veçantë që ka me futbollistët kuqezi. Pas shitjes së mbrojtësit Elseid Hysaj te Napolit për 5 milion, klubi tosan kërkon të afrojë Ledian Memushajn. Mesfushori i Peskarës, i cili është pjestar i kombëtares kuqezi, është gati për të bërë kërcimin e shumëpritur të kategorisë, pas sezoneve të fundit si protagonist në Serinë B.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, kontaktet mes agjentëve të futbollitit dhe drejtuesve të klubit toskan kanë qenë pozitive. Kështu që pritet që shpejt të ketë një lëvizje konkrete
Empoli e kishte ndjekur edhe vitin e kaluar gjatë merkatos dimërore, por atëherë Peskara vendosi veton në lidhje me shitjen e 28-vjeçarit. Memushaj ka një përvojë të pasur në Itali, aty ku luan që prej vitit 2002, duke qenë për disa kohë por pa luajtur, edhe pjesë e Kievos së Veronës në Serinë A. Tani synon të rikthehet sërish aty dhe ta bëjë si protagonist, pasi ka akumuluar përvojën e duhur te Karpi, ku ka shënuar 17 herë në 63 ndeshje, dhe te Peskara, ku vjet u bë autor i 6 golave në 30 paraqitje.