Barcelona e ka kaluar me sukses testin e javës së 20 në kampionat. Ndaj Osasunës në shtëpi, në atë që ishte një ndeshje e prapambetur për shkak të angazhimit në Superkupë, skuadra katalanase ka fituar me rezultatin minimal 1-0, me golin që u shënua në pjesën e dytë nga Vitor Roque. Ky ishte goli I parë I brazilianit me fanellën blaugrana dhe këtë arriti ta bënte në ndeshjen e tij të gjashtë në të gjitha kompeticionet.
Djaloshi I talentuar arriti ta dërgonte topin në rrjetë, pasi kishte vetëm 68 sekonda që ishte aktivizuar në fushën e lojës, duke u bërë në këtë mënyrë, zëvendësuesi I dytë më I shpejtë që arrin të shënojë këtë sezon në La Liga. Përpara tij qëndron një tjetër lojtar I Barcelonës, Marc Guiu, I cili shënoi vetëm pas 35 sekondash në takimin ndaj Bilbaos.
Sakaq, kjo ishte fitorja e 5 radhazi e Barcelonës ndaj Osasunës në kampionat, diçka që ndaj një kundërshtari të tillë, nuk kishte ndodhur që prej Nëntorit të 2000-shit. Pas këtij 3 pikëshi të marrë, skuadra katalanase është ngjitur në kuotën e 47 pikëve dhe mban vendin e 4 të tabelës, po aq sa Atletico Madrid e vendit të tretë, me Los Rojoblancos, që gjithashtu arritën të fitonin në ndeshjen e tyre të prapambetur ndaj Rayo Vallecano me rezultatin e ngushtë 2-1. Golat për skuadrën e Diego Simeones u shënuan nga Reinildo dhe Depay, kurse për miqtë, mendoi Garcia.
Dueli në Estadio Metropolitano, rezultoi I jashtëzakonshëm për sulmuesin e Atleticos, Angel Correa, I cili luajti ndeshjen e tij të 400-të me Atleticon në të gjitha kompeticionet, teksa ka kontribuar gjithësej me 74 gola dhe 56 asiste. Në këtë mënyrë, Correa është bërë lojtari I dytë I huaj me më tepër ndeshje të luajtura në historinë e Atletico Madrid. Përpara tij qëndron vetëm Jan Oblak me 424 takime të luajtura.